Ndonëse vetë kishin vendosur si afat përfundimtar ditën e fundit të majit, ndonëse për tu ulur në tryezë kishin rënë dakord mbi një draft paraprak, ndonëse diplomatët amerikanë kanë nekocuar veç e veç dhe me të gjithë bashkë, PS dhe opozita nuk kanë rënë dakord për të përmbyllur me consensus reformën zgjedhore. Janë pesë çështjet që kanë mbetur hapur: 1)Identifikimi biometrik, 2)Depolitizimi i administratës zgjedhore, 3) Kolegji Zgjedhor, 4)Qeveria tranzitore, 5)Sistemi zgjedhor.
Por nga këto dy të parat janë pikat mbi të cilat është bërë më shumë debat sepse vendosin direct mbi fatin e rezultatit të zgjedhjeve. Në fakt ato i kanë ndarë palët.
Si është historia?
Në bazë të rekomandimeve të fundit të OSBE-ODHIR, që kanë shërbyer si harta e rrugës për gjithë procesin, komisionet zgjedhore duhet të jenë të politizuara. Pra me një fjalë ato nuk duhet të ndahen mes partive të mëdha, port ë jetë të përbëra nga punonjës të administratës të ndarë me short. Ky do të ishte një ogur shumë i bukur në një vend normal. Ai do iu jepte shance të barabarta të gjithë atyre që konkurojnë në zgjedhje (jo vetëm dy të mëdhenjve), duke e bërë më të drejtë procesin e numërimit dhe verifikimit të votës.
Por në kushtet e një rregjimi autarkik kjo është gati e pamundur. Raste si ato të zgjedhjeve të 30 qershorit që u bënë sallatë, përgjime si ato të botuara nga BILD, që tregojnë se si kërcsënohen mësuesit për të votuar, apo qoftë edhe rasti i teatrit që demostroi se si shiten dhe blihen aktorët rrogtarë, janë prova ulëritëse, se “të pavarurit” kapen shumë shpejt nga pushteti.
Pra sado i bukur në letër, propozimi për të pasur komisionerë punonjës të administratës ose mësues, të cilët mbeten të shantazhushëm në kuadër të një regjimi monist, ngjall frikë.
Pikërisht për këtë opozita e ka kundërshtuar fillimisht atë. Dhe më pas ka pranuar formulën e një komisioni me tre komisionerë kryesorë “të depolitizuar” dhe nga dy për secilën palë kryesore në garë.
Por për këtë ka vënë një kusht.
Në të gjithë Shqipërinë të vendoset sistemi i identifikimit biometric. Pra që çdo qytetar që paraqitet për të votuar, të vërë gishtin mbi një paisje dhe pas kësaj gjithë sistemi nuk e lejon atë të votojë për herë të dytë. Kjo shmang njëkohësisht edhe votimin manipulative të dyfishtë edhe votimet fallco të atyre që nuk janë present.
Por ky propozim i mbrojtur nga Vasili dhe Bylykbashi në tryezë, është hedhur poshtë nga Gjiknuri, me justifikimin se nëse nuk funksionon identifikimi biometric shkatërrohen të gjitha zgjedhjet. Kundëroferta e opozitës ka qenë: “Shkoni në Brazil, merrni po të doni me dyfishin e çmimit kompaninë që e aplikon këtë metodë dhe siguroni zgjedhjet e ndershme”.
Socialistët që duan të bëjnë njëkohësisht edhe lojtarin edhe arbitrin kanë këmbëngulur edhe për depolitizim të komisioneve edhe për mos vendosje të identifikimit biometrik në gjithë vendin, sipas parimit: ‘Topin është i imi, penalltinë e gjuaj vetë”. Kjo ka qenë edhe kontradikta më e madhe pse të afatin final konsensusi për reformën ka dështuar.
©Lapsi.al