Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Pas mashtrimit si miliardere, avokati i Kylie-t kërcënon Forbes

Lapsi.al 31 May 2020
Pas mashtrimit si miliardere, avokati i Kylie-t kërcënon Forbes

Avokati i Kylie Jenner kërkoi që Forbes të heqë dorë nga pretendimi se Kylie mashtroi për pasurinë e saj për t'i hapur rrugë suksesit drejt statusit të miliarderes.

“Ne e kemi parë artikullin e Forbes që akuzon Kylie-n se ka mashtruar përmes një ‘rrjeti gënjeshtrash’ për të fryrë vlerën e saj neto. Artikulli është i mbushur me gënjeshtra. Akuzat e Forbes për Kylie-n dhe llogaritarët e saj në lidhje me falsifikimin e faturave tatimore janë pa dyshim të rreme dhe ne po kërkojmë që Forbes t’i tërheqë publikisht këto deklarata," tha avokati Michael Kump, në një prononcim për New York Post. Ai u shpreh se të tilla pretendime janë të pajustifikueshme për Forbes. “Është e trishtë që Forbes i ka dedikuar Kylie-t tre reporterë për të hetuar efektin e krizës së koronavirusit në pasurinë e saj. Ne nuk e presim këtë nga tabloidë supermarketi, aq më pak nga Forbes.”

Ndërkohë nga ana tjetër, Forbes i qëndron historisë dhe nuk do ta tërheqë artikullin.“Hetimi i sotëm i raportuar gjerësisht u nxit nga dokumentet e reja të paraqitura, të cilat zbulonin mospërputhje të dukshme mes informacioneve të dërguara te gazetarët dhe informacionit të dërguar për aksionerët. Gazetarët tanë vunë re pasaktësi dhe kaluan muaj të tërë duke zbuluar faktet," tha zëdhënësi i Forbes, Matthew Hutchison.

Të këshilluara

Mer fund lidhja e dy balerinëve

Megjithëse nuk e pranuan asnjëherë publikisht romancën e tyre, është bërë e ditur se marrëdhënia e koreografit Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha ka marrë fund....

16:20

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI