Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Kulla 25 katshe/ Paratë e kujt fshihen pas saj

Lapsi.al 30 May 2020
Kulla 25 katshe/ Paratë e kujt fshihen pas saj

Të tjera dyshime të mëdha për përbindëshin e fundit, 25 katësh, që po ngrihet në sheshin qëndror të Tiranës. Ai është projektuar nga arkitekti që njihet si klienti i Edi Ramës, Uini Mas, dhe do të ndërtohet nga një kompani që ka marrëdhënie me nje ish të burgosur te lidhur me bandën e Lushnjes, kompani e cila ka fitim të deklaruar 100 mijë euro, por që ka marrë përsipër një projekt që shkon në mbi 50 milionë euro. Kjo është kulla e katërt që po mbin në sheshin Skënderbej të rinovuar, i cili duke se u bë enkas për të krijuar hapsirë për aferat që kishte në mend kryeministri.

Në një konferencë për shtyp, pikërisht në këtë shesh, Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po betonizojnë Tiranën me projekte pastrimi parash. Enkelejd Alibeaj dhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thanë: “Ndodhemi në qendër të Tiranës, aty ku dikur ishte hotel Vjosa. Tani është një hapësirë boshe, por shumë shpejt, këtu do të ngrihet një nga përbindëshat e betonit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Bashkia e Tiranës e spastroi zonën nga ndërtesat historike, kur e gjithë  vëmendja e publikut ishte përqendruar tek një shkatërrim tjetër, ai i Teatrit Kombëtar. Gjithçka është vënë në dispozicion të kullës së re 25 katëshe, e projektuar nga arkitekti klient i Edi Ramës, Uini Mas, i cili ka deklaruar publikisht se punon me 3 njerëz në Shqipëri: Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Vangjush Dakon".

Sipas denoncimit të opozitës, pas kësaj kulle 85 metra të lartë, ka dyshime të prekshme për pastrim parash. "Dy kompanitë që kanë lejen për të ndërtuar kullën 25 katëshe, nuk kanë para të mjaftueshme. Gjendja e tyre financiare nuk i lejon të mbarojnë një kat të një ndërtese të tillë, jo më të mbarojnë të gjithën kullën”, tha Alibeaj.

Ndërkohë që zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa publikoi dokumente që ngrejnë dyshime nëse kompania ka buxhetin e mjaftueshëm për të ndërtuar këtë goidnë.

“Lejen e ndërtimit e ka fituar Ana sh.p.k”, e cila rezulton se është një kompani që nuk ka më shumë se 100 mijë euro fitime nga ato që deklaronte vetë në Drejtorinë e Tatimeve për dy vitet e fundit. Atëherë kjo kullë këtu mbrapa nesh me sipërfaqen që ka dhe me atë që përfaqëson shkon diku tek 20 milionë euro për t'u ndërtuar dhe më pas me një transaksion shitje kjo kullë i shkon vlera diku tek 60 milionë euro", tregoi ajo.

Dhe si për të zgjidhur dilemën e financimit, Zhupa solli edhe një fakt që hedh dhyshime se ajo mund të ndërtohet me paratë e krimit: “Ana. sh.p.k “,  ka administratore ate qe ka qenë administratore dhe pronare e një firme tjetër “Romario sh.p.k”. “Romario sh.p.k” është në hetim nga prokuroria shqiptare sepse rezulton një firmë e Edmond Begos. Edmond Bego është i njohur nga ju për aferat e zgjerimit të Lanës, për privatizimin e tokave publike, për lëvizjen me Taulant Ballën dhe për tenderat e mëdhenj publikë që ka fituar në mënyrën se si ata dijnë ti fitojnë, pa garë dhe me çmimet më të larta", tha Zhupa.

Por kjo kullë që do të zërë një sipërfaqe prej 38.258 m2 të tokës që Bashkia Tiranë i ka marrë ish hotel Vjosës dhe pronës publike të bashkisë Tiranë do të lartësohet edhe mbi një mashtrim tjetër.

"Erion Veliaj ka dalë para qytetarëve për të thënë se hotel Vjosa po prishet sepse këtu do të ndërtohet një stacion urbanësh modern. Siç mund ta shikoni, këtu nuk kemi asnjë stacion modern urbanësh por përkundrazi kemi themelet e një kulle që po ngrihet në shërbim të atyre që shplajnë paratë e drogës dhe paratë e pista".

Në fund PD ka përsëritur edhe kërkesën e zakonshme për ndërhyrjen e prokurorisë: "Prokuroria shqiptare ka për detyrë të hetojë Erion Veliajn si një lavatriçe e pastrimit të parave të pista, të hetojë lidhjet e tij me Edmond Begon dhe të hetojë se çfarë fshihet pas kësaj kulle që po ndërtohet në mes të qendrës”, theksoi Zhupa.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43