Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Forbes/ Kylie gënjeu për statusin e miliarderes

Lapsi.al 30 May 2020
Forbes/ Kylie gënjeu për statusin e miliarderes

Ishte mars i vitit 2019, kur “Forbes” e quajti Kylie Jenner miliarderen më të re në botë, falë të ardhurave nga kompania kozmetike, e cila shiti një aksion prej 600 milionë dollarësh në kompaninë Coty Inc.

Por në raportin e fundit të “Forbes”, të publikuar të premten, revista thotë se kompania “është dukshëm më e vogël, dhe më pak fitimprurëse, sesa familja ka kaluar vite duke udhëhequr industrinë e kozmetikës”.

“Në fillim të këtij viti, Kylie Jenner shiti gjysmën e kompanisë së kozmetikës në një prej prurjeve të famshme më të mëdha të të gjitha kohërave. Por analiza e mirë e marrëveshjes zbulon se ajo ka fryrë shifrat dhe suksesin e çdo biznesi, për vite me radhë,” thuhet në raport.

“Forbes” pretendon se biznesi i Kylie është dukshëm më i vogël nga sa njerëzit kanë besuar. Të ardhurat për periudhën 12 mujore para marrëveshjes janë 177 milionë dollarë sipas prezantimit të Coty, shumë më e ulët se vlerat e publikuara në atë kohë.

Coty thotë se shitjet ishin rreth 40% nga 2018, që do të thotë biznesi në atë kohë gjeneroi vetëm 125 milionë dollarë, shumë larg shifrës 260 milionëshe që Jenner kishte dërguar tek “Forbes”.

Por pas këtyre lajmeve, Kylie ka reaguar personalisht në Twitter, duke thënë se as nuk ka kërkuar ndonjë titull miliardereje nga “Forbes” dhe as nuk ka gënjyer:

“U zgjova dhe ç’të shikoja! Gjithçka që shoh janë një numër deklaratash të pasakta dhe supozimesh të pavërtetuara. Unë kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose të jem përpjekur të gënjej për ta arritur, pikë”, shkruan ajo.

“Mund të numëroj listën me 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa fiksimi sesa para kam unë”, vijon ajo.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI