Flash

Robert Aliaj reagon për teatrin, 'Rama do të kujtohet si njeriu që zhduku historinë'

Lapsi.al 27 May 2020
Robert Aliaj reagon për teatrin, 'Rama do të kujtohet si njeriu

Robert Aliaj i ftuar në emisionin “Kafe shqeto” të moderatorit Flavio Qarri ka rrëfyer përjetimin e tij për shembjen e teatrit.

Artisti që ndodhet në Bruksel, ka pohuar se me teatrin u rrënua dhe një pjesë e tij. Aliaj është shprehur se  teatri i  përket gjithë kombit si vlerë historike dhe si identitet. Sipas tij,  godina e re, nuk ka shans ti përqaset sadopak edhe nga bukuria teatrit të dikurshëm.

“Ajo e teatrit ishte një ngjarje e paprecedentë. E përjetova si një rrënim të një pjese të timen. Mu duk vetja sikur po dërrmohesha. Në atë skenë jam ngjitur shumë shpesh edhe si organizator eventesh. Iku një pjesë e imja si qytetar i Tiranës. Unë besoj që të gjithë ata që kanë lindur në Tiranë, po jo vetëm janë të lidhur me teatrin. Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operas kishin cilësi tjetër. Pjesa tjetër ishte tallava. Me shembjen e teatrit ndodhi diçka pozitive. Ai u çimentua në memorien e brezit të ri”, ka pohuar Aliaj.Sa i përket performancës së Edi Ramës këto kohë, artisti ka theksuar se kryeministri do të ngelet në memorien e njerëzve për keq.

“Ai do të bëj mitin e vet. Thotë le të zhduk Musolinin dhe Hitlerin, të zhduk dhe gjithçka ka ndodhur më parë dhe të fillojë historia nga unë. Sigurisht që do të ngelet në memorie Edi Rama, se nuk ka si të mos ngelet. Të gjithë ngelen në kujtesë sidomos këta njerëz, që shembën teatrin, por do të kujtohet për keq”, ka shtuar Robert Aliaj.

Të këshilluara

Almeda tregon ankesat për Tolgahan

Po ashtu si të gjitha çiftet, edhe modelja Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Saysman kanë pasur debatet e tyre. Dyshja ishin të ftuar në një emisio...

16:00

Ndahet nga jeta Richard Herd

Richard Herd që  njihet si aktori amerikan për pjesmarrjen në shumë seriale televizie të suksesshme  ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare. Serilët ku ai mor...

15:38

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI