Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Renato Mekolli i zhgënjyer nga Shqipëria: Ia kam vënë syrin Los Angeles

Lapsi.al 27 May 2020
Renato Mekolli i zhgënjyer nga Shqipëria: Ia kam vënë syrin

Renato Mekolli ka vendosur që të largohet nga Shqipëria dhe situata në të cilën ndodhemi për shkak të Covid-19 ka ndikuar akoma më shumë në këtë vendim. I ftuar mbrëmjen e sotme tek “Ilva Now”, ai u shpreh se është shumë i zhgënjyer nga masat e qeverisë dhe shtoi se nuk ka asnjë mbështetje nga shteti për biznesin e tij.

“Jemi në një situatë tragjike. Restorantet prej 3 muajsh nuk kanë punë. Ndihmë nga shteti nuk ka aspak, është një situatë kaosi. Vërtetë ne kemi një orar deri në orën 21:00, por atëherë dalin të gjithë njerëzit dhe janë të qetë për të shijuar ndonjë darkë. Po falimentojnë bizneset, jashtë kanë mbështet nga shteti këtu nuk ka asnjë lloj mbështetje. Kjo është qesharake. Në një kohë normale në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7 persona. Këtu çalon gjithçka se asnjëri nuk ka besim, ka dhe interesa personale dhe të gjithë nuk bëhen bashkë. Kjo situatë të bën që të dalësh nga vetja dhe të thuash se ky vend nuk është për të jetuar. Shikoj që nuk kam mbështetje nga shteti dhe njerëzit që na drejtojnë, situata është absurde. Do të largohem nga Shqipëria dhe ia kam vënë syrin Los Angeles. Dëshira ime është që të jap pasionin dhe dëshirën time dhe të ndjej që ajo që jap të më kthehet”, tha Mekolli.

Nuk është hera e parë që Renato ngre zërin dhe ka shprehur mospëlqimet e tij me masat që qeveria ka marrë për të parandaluar koronavirusin.

Ndërkohë më herët është njoftuar që nuk do të ketë sezon të tretë të “Hell’s Kitchen”, pikërisht për arsyen se ai ka marrë vendimin që të largohet nga vendi i tij.

Të këshilluara

Pushimet verore të Kivanc Tatlitug

Çifti po priste lirimin dhe heqjen e bllokimit te rrugëve pët të bëre realitet planet e tyre të pushimeve. Gjatë procesit të karantinës, çifti i famshëm turk...

16:38

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI