Flash

Ndahet çifti i Riverdale

Lapsi.al 26 May 2020
Ndahet çifti i Riverdale

Aktori Cole Sprouse dhe Lili Reinhart i kanë dhënë fund lidhjes, referuar burimeve të People dhe Page Six.

Zërat për ndarje vijnë pas letrës publike që Sprouse postoi në prill, ku theksonte se nuk do të “toleronte komentet negative”. Ndonëse aktori nuk specifikoi se cilave komente u referohej, duket se reagimi erdhi pas thashethemeve që pretendonin se Sprouse e kishte tradhtuar Lili-n. Asokohe, Reinhart foli për “abuzimet toksike” të rrjeteve sociale. Nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje të tyre. Në korrik të 2019-s, një burim për E! News tha se “ata nuk po jetonin më bashkë gjatë xhirimeve të Riverdale”. Asokohe, burimi u shpreh se “janë përpjekur t’i rrinë larg njëri-tjetrit”. Megjithatë, po në korrik, Lili Reinhart hodhi poshte aludimet duke publikuar një foto të kopertinez së W Magazine.

Të këshilluara

Shitet në ankand unaza e Kobe Bryant

Më 26 janar legjenda e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik së bashku me vajzën e tij dhe 6 persona të tjerë. Ky ishte një lajm shumë ...

18:40

Çpo ndodh mes Mozzik dhe Loredanës

Tre ditë më parë, reperi Mozzik udhëtoi drejt Zvicrës për të takuar të voglën e tij Hanën, të cilën nuk e kishte parë prej 3 muajsh për shkak të karantinës. Në...

17:07

Fejohet Dj Sardi

Prej disa ditësh, Dj Sardi është kthyer në kryefjalën e mediave pas konfirmimit të romancës së tij të re me një vajzë ende misterioze për publikun. Ai i habiti ...

15:51

Aktorët që u harruan nga Hollywood

Nuk ka dyshim se disa yje të Hollywood nuk shkëlqejnë më si më parë. Karriera e tyre ka marrë tatëpjetën dhe vështirë të kthehen siç kanë qenë dikur. Duhet të k...

16:15

Do të rifillojnë xhirimet e Avatar

James Cameron, ka vendosur t’i vazhdojë xhirimet e “Avatar”, ndërsa është bërë e ditur se skenat e reja do të xhirohen gjatë kësaj jave. Edhe pse shumë realizim...

14:21

Disa nga serialet më të mira në Netflix

Netflix ka çdoherë diçka për të gjithë ne në katalogun e serialave të tij por shumë shpesh shumica prej nesh jemi në pikëpyetje se cilin ta shikojmë dhe ka rast...

14:29

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI