Dhjetë propozimet e opozitës për qeverinë tranzitore
Jo vetëm asgjë nga këto nuk u mor parasysh, por Edi Rama zhvilloi edhe zgjedhjet e vetme moniste në këto tre dekada, të cilat ashtu sikurse u pa, u bënë copë nga Raporti i OSBE-ODHIR-it. Andi Bushati:Raporti i ODHIR, si pasqyrë e rregjimit që po instalohet Si për çudi, megjithëse situata demokratike pas 30 qershorit u përkeqësua, opozita filloi të sillej më shumë si pulë. Mitingjet e premtuara u ndërprenë në favor të tryezave, ku liderët opozitarë dialogonin me vetveten. Prej këtyre bashkëbisedimeve shterpë lindi edhe një platformë e dytë, këtë herë me 5 pika, ajo e tetorit 2019. Edhe kur ajo u shpall, Lapsi.al artikuloi kritika për pamjaftueshmërinë e saj, megjithëse e parë nga sot... ajo duket krejt e paarritshme. Aty bëhej fjalë për reformën zgjedhore, e cila sipas “vijave të kuqe” që i sheh vetëm Basha, nuk duhej të bëhej as me njerëz si Gjiknuri të dalë në përgjimet e 'Bild', as me deputete si Rudina Hajdari, që përfaqësonin një opozitë të falsifikuar. Mbi të gjitha, aty theksohej se në kushtet e një parlamenti ilegjitim, kjo reformë duhej miratuar me pjesmarrjen e votës popullore, pra me referendum (poshtë platforma e plotë). Reforma zgjedhore/ Opozita vendos kushte për votën Sot, Këshilli Politik që u krijua më pas, jo vetëm ka në përbërje Damianin dhe Rudinën, por aty as nuk përmendet më leva demokratike e votimit në popull. Edhe njëherë sa më brutal, arrogant dhe barabar, siç e quajti së fundi "Le Monde" tregohej Rama, aq më si dele sillej Basha. Kulmi u arrit se pakti për Këshillin Politik, mbiu befasisht një ditë, pikërisht fiks atëherë kur i duhej kryeministrit për imazhin e tij ndërkombëtar: para konferencës së donatorëve dhe para hapjes së negociatave. E njëjta fabul po përsëritet, sërish edhe tani pas rënies të vijës së fundit të kuqe, shembjes talebane të Teatrit Kombëtar, duke nëpërkëmbur çdo ligj dhe shpërfaqur një fytyrë diktatoriale në kohë pandemie. Pikërisht në këtë moment, kur kjo dhunë e pashmebullt shtetërore, as dhe në ëndrrën më të çartur nuk të lë të imagjinosh për zgjedhje normale, Lulzim Basha po i gëzohet faktit se po përmbyll reformën zgjedhore. Shiheni edhe njëherë bilancin e tij: kërkoi dënimin e grabitësve të votës. Më kot! Kërkoi ndëshkimin e politikanëve të lidhur me krimin. Më kot! Kërkoi ndërprerjen e financimit të regjimit nga oligarkët me të cilët ndan Koncesionet dhe PPP. Më kot ! Kërkoi tryezë pa Gjiknurin dhe Hajdarin. Më kot ! Kërkoi referendum popullor. Më kot ! Dhe pas të gjitha këtyre del e pozon i qeshur përkrah Yuri Kim duke e çuar opozitën drejt zgjedhjeve si cjapi tek kasapi. ©Lapsi.al