Flash

Pandemia mund të prekë edhe çmimet Oscar 2021

Lapsi.al 25 May 2020
Pandemia mund të prekë edhe çmimet Oscar 2021

Data zyrtare e ceremonisë së 93 të ndarjes së çmimeve Oscar është caktuar më 28 shkurt 2021 në ABC, mirëpo ka të ngjarë që të shtyhet. Një burim, që preferoi të mbetej anonim, u shpreh për variety, se Akademia po mendon që të shtyjë ceremoninë në një datë të pacaktuar.

Burimi u shpreh se detajet dhe datat e mundshme janë ende duke u diskutuar dhe nuk janë propozuar ende në mënyrë zyrtare, ndërsa një tjetër tha se data është e pandryshueshme. “Është e pamundur të dihet se si do të vijojë,” tha burimi. “E dimë që do të festojmë arritjet më të mira në kinematografi, por nuk e dimë se në ç’formë.” Sipas rregullave të zakonshme, një film duhet të jepet për një javë në kinematë e Los Angeles që të kualifikohet për Oscar. Por këtë vit, shumica e filmave janë transmetuar në mënyrë digjitale dhe me kinematë ende të mbyllura, vështirë të kuptohet se në ç’formë do të procedohet. Nëse kinematë hapen në verë, siç parashikohet, atëherë Akademia do të cilësojë edhe kinema të tjera në New York City, Chicago, San Francisco, Miami dhe Atlanta si të certifikuara për të shfaqur filma pretendentë për nominime Oscar. Filmat e planifikuar për t’u shfaqur në kinema, por që u ngarkuan në shërbime streaming, janë njësoj të përzgjedhshëm.

Të këshilluara

Do të rifillojnë xhirimet e Avatar

James Cameron, ka vendosur t’i vazhdojë xhirimet e “Avatar”, ndërsa është bërë e ditur se skenat e reja do të xhirohen gjatë kësaj jave. Edhe pse shumë realizim...

14:21

Disa nga serialet më të mira në Netflix

Netflix ka çdoherë diçka për të gjithë ne në katalogun e serialave të tij por shumë shpesh shumica prej nesh jemi në pikëpyetje se cilin ta shikojmë dhe ka rast...

14:29

Kim K: Deri në fund me Kanye West

Kanye West është komentuar shpesh për diçka në veçanti. Reperi rrallë shihet i buzëqeshur.  Të njejtin ‘problem’ gëzon edhe Victoria Beckham, por Kanye thyen ç...

12:10

15 vitet karrierë të Rihanna-s

Më 24 maj të 2005-ës, Rihanna publikoi këngën e saj të parë, "Pon de Replay" që të gjithë e dimë ende përmendësh edhe sot. Që nga ai moment, Riri u kthye ...

10:06

Hande Ercel: Kerem, njeri i jashtëzakonshëm

Hande Erçel foli për aktorin bashkëprotagonist Kerem Bürsin me fjalë shumë  lavderuese. Aktorja e serialit ‘Jetë’, Hande Erçel do interpretojë në serialin e ...

19:25

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI