Flash

Koronavirusi/ Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Lapsi.al 25 May 2020
Koronavirusi/ Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte akoma në fuqi.

“Ne kemi pasur kushte shumë të rrepta për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme dhe kemi gjykuar se i kemi përmbushur ato”, tha Abe në një fjalim televiziv.

Kryeministri tha se vendi kishte arritur të kontrollonte përhapjen e koronavirusit të ri, që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme më 7 prill. Japonia i ka lehtësuar kufizimet që nga mesi i majit, por i mbajti ato në disa zona, përfshirë Tokion, raporton Rel.

Ky vend ka regjistruar një numër relativisht të ulët të rasteve dhe vdekjeve në krahasim me vendet tjera të botës. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16,550 ndërsa 820 pacientë kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Të këshilluara

Italia hap kufijtë në 3 qershor

Italia do të hapë kufijtë tokësorë dhe ajrorë më 3 Qershor. Vendimi u mor mbrëmjen e së premtes nga qeveria italiane, e cila miratoi një plan me lehtësimin e ma...

10:37

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46