James Cameron, ka vendosur t’i vazhdojë xhirimet e “Avatar”, ndërsa është bërë e ditur se skenat e reja do të xhirohen gjatë kësaj jave. Edhe pse shumë realizime filmike janë ndërprerë për shkak të pandemisë së coronavirusit, producentët e “Avatar” kanë vendosur të vazhdojnë me xhirimet – njofton revista Rolling Stone. “Vendxhirimet tona të ‘Avatar’ janë gati dhe jemi shumë të gëzuar që po kthehemi në Zelandën e Re në javën që vjen”, kishte shkruar ditë më parë producenti Jon Landau. Ky do të jetë filmi i parë që rifillon xhirimet pas krizës së pandemisë që ndërpreu shumë projekte filmike.
Yamal spektakolar, Spanja shënon tre gola: Kane dhe Anglia të pandalshëm, 7-0 e bujshme ndaj Kroacisë
Mbrëmje spektakolare në Nations League, me 27 gola të shënuar në tetë ndeshje, 7 nga të cilat i shënoi vetëm Anglia.