Flash

Roli i fundit i një artisti barbar

Lapsi.al 25 May 2020
Roli i fundit i një artisti barbar
Një ditë maskat bien, ato nuk janë të përjetshme. Bashkë me shembjen e përdhunshme të Teatrit Kombëtar, Edi Rama ka rrënuar edhe imazhin që ndërkombëtarisht, me aq shumë kosto dhe dredhi pati kultivuar në vite: atë të një politikani që frymëzohet nga artisti që ka brenda vetes. Nëse kjo klishe ka dalë boje prej kohësh në Shqipëri, asaj me sa duket po i vjen fundi edhe në Europë. Nata e 16 majit, kur si një diktator tipik, në fundjavë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, ai vendosi të fusë fadromat mbi një godinë historike, ka shënuar kthesën e madhe. Gazeta e referëncës në Francë, Le Monde, sot i ka kushtuar një artikull të gjatë antitezës midis klishesë së artistit të dikurshëm që leu plot ngjyra Tiranën dhe kryeministrit që sot shkatërron trashëgiminë. Le Monde del edhe përtej etikës së saj gazetareske duke vënë që në titull togfjalëshin: “Akt barbar”. Lexo më tej:

Le Monde e quan shembjen e teatrit “akt barbar”, vë Anri Salën kundër Adrian Pacit

Po t'i hedhësh një sy pasqyrës së shtypit të mediave më prestigjoze në botë, shumicën e të cilave Lapsi.al i ka botuar (shiko poshtë), epitetet për kryeministrin shqiptar janë të frikshme. Askund nuk gjen më jehonën e njeriut të kavaletit, ngjyrave dhe penelave. Ato janë zëvendësuar me togfjalshat "grusht shteti”, “truall për ndërtim”, “autokrat si Vuçiçi”, “aferë korruptive”. “Puç në kohë pandemie” e quan shembjen e teatrit, austriakia Der Standart. "Artisti që ka zhgënjyer shpresat e të rinjve që sot po braktisin vendin", vazhdon francezja, Liberation. "Sloganet kundër rikthimit të diktaturës nuk përdoren rastësisht", vë re “Il Fatto Quotidiano”. Ndërsa “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka tërhequr vëmendjen shurdhëria ndaj thirrjes së BE për dialog. Analiza/ Gjithë shtypi botëror kundër shembjes së Teatrit Kombëtar Pra, si kurrë më parë, ka një konsensus për ta vizatuar ndërkombëtarisht Edi Ramën ashtu sikurse e njohin edhe shumica e shqiptarëve. Me shembjen e teatrit duket se maska e tij e fundit është grisur. Propaganda, të cilës i frynin gratë që ai ka katapultuar në politikë, duke e quajtur si “brand-i i Shqipërisë në botë”, apo “artisi me famë ndërkombëtare” tashmë është rrëzuar. Bashkë me të ka rënë edhe teknologjia 20 vjeçare e mashtrimit të të huajve (me fabulën e artistit revolucionar) për ta përdoruar atë më pas si mjet për të sunduar shqiptarët. Natyrisht, çmimi për të nxjerrë në pah këtë të vërtetë, ishte i madh. Tirana nuk do të ketë më një nga stolitë e saj, qytetarët ndihen më të pafuqishëm dhe më të ligështuar, dhuna shtetërore ka marë përmasa të papara… Por gjithësesi, mes kësaj errësire, duhet parë pak dritë në fund të tunelit. Miti i politikanit artist, i sponsorizuar ndërkombëtarisht me këmbëngulje për 20 vjet, është rrëzuar bashkë me projektin e Giulio Bertesë. Çfarëdo që të ndodhë, ai nuk është më i rikuperueshëm. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Yuri Kim hodhi një gur në lumë

Alarmi i ngritur nga ambasadorja e SHBA për mundësinë e një konspiracioni për të vrarë reformën në drejtësi është një motërzim modern i atij proverbit shqiptar ...

16:55

Shembja e teatrit si akt dhune

Aborigjinët australianë dhe Roland Barthes në Tiranë 1.Më lejoni që në debatin për Teatrin (tërë atë këmbim të zjarrtë rreth godinës së shembur të Te...

10:06

Komenti / Ne dështuam, na mundën banditët

Prishja e Teatrit ishte dështimi ynë. Ne dështuam, banditët fituan. E zbuluam planin, ditën kur do ta grabisnin dhe nuk mundëm ta ndalojmë. Një pirg rrënojash n...

16:14

Teatri i shumicës së rrëmbyer

Edi Rama i është kthyer sërish një argumenti që e përdorte rëndom gjatë mandatit të parë të 1 milionë shuplakave, atij se në fund, në demokraci, vendos shumica....

11:07

Si do të dalim nga kjo krizë?

E vërtetë, nga karantina ku ndodhemi, jeta që kemi lënë, me ato zakonet e përditshme, baret ku pinim kafen e mëngjesit me miqtë, daljet për ndonjë drekë jashtë ...

22:46

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI