Flash

Dua Lipa tregon vendimin përfundimtar të festivalit Sunny Hill

Lapsi.al 23 May 2020
Dua Lipa tregon vendimin përfundimtar të festivalit Sunny Hill

Sunny Hill Festival” i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini, është një ndër festivalet më të famshëm të muzikës i cili mbledh bashkë artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Këtë vit, festivali do të mbahej për herë të tretë në Kosovë mirëpo pandemia Covid-19 vuri në pikëpyetje realizimin e tij.

Madje, kemi një lajm të keq për ju!

“Sunny Hill” nuk do të mbahet këtë vit, pikërisht për shkak të emergjencës Covid-19.

Dua Lipa e ka konfirmuar këtë lajm në llogarinë e saj në Instagram, duke treguar se në fakt ky festival do të mbahet vitin tjetër.

“Na vjen keq që nuk mundëm të festonim këtë verë, por mezi presim 2021-shin. Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për të tjerët duke zbatuar rregullat e autoriteteve mjekësore.”- shkruan Dua krahas postimit.

Gjithçka po bëhet për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe për ta parandaluar përhapjen e virusit apo një valë të dytë të tijën.

“Me keqardhje na duhet t’ju njoftojmë se Suny Hill Festival 2020 nuk do të organizohet këtë gusht për shkak të krizës shëndetësore globale të pashembullt të shkaktuar nga Covid-19. Shëndeti dhe siguria e të pranishmëve, stafit, partnerëve, artistëve, miqve dhe të gjithë komunitetit të festivalit janë më të rëndësishëm për ne.”- thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më herët, Dukagjin Lipa tregoi se hapësira e “Sunny Hillit” në Bërnicë të Prishtinës do të jetë një hapësirë edhe për aktivitete tjera kulturore për qytetarët e Prishtinës.

“Kjo hapësirë do të përdoret nga ‘Sunny Hill’ vetëm gjatë kohës sa organizohet festivali, ndërsa në muajt tjerë ajo do të jetë një park në shërbim të qytetarëve”- u shpreh Lipa.

Të këshilluara

Olta Boka në pritje të ëmbël

Këngëtarja Olta Boka hyn në kategorinë e personazheve publikë që janë mjaft diskretë përsa i përket jetës private. Mirëpo, në mars të vitit që lamë pas ajo ven...

10:08

Dua Lipa, koncert 24 orë

OneHuManity (OHM), në bashkëpunim me ITP Live, ka mbledhur disa nga yjet më të mëdhenj në botë – Jason Derulo dhe Dua Lipa! – për të marrë pjesë në një ngjarje ...

17:48

Djali i Pablo Escobar i shkruan Don Phenom

Reperi shqiptar Don Phenom ka marrë një koment vërtet të bujshëm për këngën e tij më të re që ia ka kushtuar bosit të drogës në Kolumbi, Pablo Escobar. Phenom k...

14:59

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI