Flash

Lana Del Rey thumbon koleget, 'Ua kam lënë atyre lakuriqësinë'

Lapsi.al 22 May 2020
Lana Del Rey thumbon koleget, 'Ua kam lënë atyre

Këngëtarja, përmes një postimi në Instagram tha se ajo "i ka lënë në rrugën e tyre", artistet më sipër (që sipas saj ato u bënë të famshme vetëm duke kënduar këngë për "lakuriqësinë", "tradhtinë" apo "të qenit seksi") dhe se tani është radha e saj të shprehë atë çfarë ajo është sipas mënyrës së saj.

"Tani që Ariana, Camila, Cardi B, Nicki Minaj, Kehlani dhe Beyonce kanë kënduar mjaftueshëm këngë për të qenit seksi, për lakuriqësinë, tradhtinë, etj. a mund të kthehem e t'i këndoj mishërimit, të qenk i bukur, i dashuruar edhe kur lidhja nuk është perfekte? A mund të këndoj çfarë të dua pa u kryqëzuar? Jam e lodhur nga shkrimtare femra apo këngëtare që thonë se unë i jap "shkëlqim abuzimit"? Kur në fakt, unë jam thjesht një këngëtare që i këndoj realitetit dhe ajo çfarë shoh rreth e rrotull janë marrëdhënie emocionalisht abuzive kudo nëpër botë."

Nëse nuk e dinit, në të shkuarën Lana Del Rey kritikohej për tekstet e saj pasi tingëllonin sikur ajo përpiqej t'i jepte nota romantike abuzimit emocional. Kaq u desh që të vërshonin statuset ironizuese rreth saj në Twitter. Njerëzit, mund t'i pranonin të gjitha, por jo Lana-n që thotë diçka që tingëllon si kundër Beyonce-s.

"Le të jemi të qartë,-vijon ajo. Unë s'është se nuk jam feministe, por duhet të jetë një vend në botën feministe për gratë që duken dhe veprojnë si unë. Ndër të tjera në statusin e saj, ajo shkruan se gjatë gjithë kësaj kohe i ka lënë kohë këngëtareve të tjera që "të shprehin çfarë të duan përmes muzikës së tyre" dhe tani po kërkon të njëjtën gjë për veten dhe për gjithë gratë që gjejnë veten tek muzika e saj.

Deklarata të tilla s'janë pritur mirë dhe tani, kryefjala e komenteve në Instagram-in e saj është "xheloze".

 

Të këshilluara

Alina Boz tregon bullizmin në shkollë

Alina Boz ka bërë së fundmi një rrëfim të sinqertë duke komunikuar me fansat e saj. Alina ka treguar se periudha e shkollës për të ka qenë e vështirë pasi sh...

18:43

Meghan Fox, e lumtur me të dashurin e ri

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë më shumë sesa miq, sipas një hulumtimi të ri nga tabloidet e huaja. Dyshja ndezi thashethemet romantike pasi u panë duke...

18:11

Konfirmohet vazhdimi i Demolition Man 2

Aktori 73-vjeçar, Sylvester Stallone, kishte luajtur krahas yjeve Wesley Snipes dhe Sandra Bullock, në filmin fantastik-shkencor të vitit 1993, “Demolition Man”...

17:54

Ish e dashura e Malumës lidhet me Neymar

Dikur, Maluma dhe futbollisti Neymar Jr ishin miq të mirë. Megjithatë, djemtë nuk flasin më pasi mes tyre u fut modelja Natalia Barulich. Kjo e fundit mori vëme...

14:39

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI