Flash

Lana Del Rey kritikohet nga fansat pas kësaj deklarate

Lapsi.al 22 May 2020
Lana Del Rey kritikohet nga fansat pas kësaj deklarate

Lana Del Rey në një status në Instagram ka përmbledhur të gjitha mendimet që ajo ka për artistet më të komentuara dhe më të dëgjuara sot siç janë: Ariana Grande, Beyonce, Nicki Minaj, Cardi B, Camila etj. Sipas saj ato janë bërë të famshme vetëm duke kënduar për lakuriqësinë, të qenurit seksi dhe rreth tradhëtive.

“Tani që Ariana, Camila, Cardi B, Nicki Minaj, Kehlani dhe Beyonce kanë kënduar mjaftueshëm këngë për të qenurit seksi, për lakuriqësinë, tradhtinë, etj. a mund të kthehem e t’i këndoj mishërimit, të qenurit i bukur, i dashuruar edhe kur lidhja nuk është perfekte? A mund të këndoj çfarë të dua pa u kryqëzuar? Jam e lodhur nga shkrimtare femra apo këngëtare që thonë se unë i jap “shkëlqim abuzimit”? Kur në fakt, unë jam thjesht një këngëtare që i këndoj realitetit dhe ajo çfarë shoh rreth e rrotull janë marrëdhënie emocionalisht abuzive kudo nëpër botë.”- u shpreh Lana. Ka mjaftuar kjo deklaratë dhe sidomos që u përmend emri i Beyonce që ndjekësit t’i kundërviheshin dhe ta “kryqëzonin”. Të shumta kanë qenë edhe statuset ironizuese rreth saj në Twitter. Por përpos Beyonce, ajo u sulmua se të gjitha këngëtaret që kishte përmendur ishin me ngjyrë dhe për këtë fakt u mor si sulm ndaj artisteve me ngjyrë. Pasi Lana Del Rey ka lexuar të gjitha këto, është detyruar që të shpjegojë dhe të sqarojë nga e para gjithë deklaratën e saj që sipas Lanës është keqkuptuar e gjitha dhe nuk ka të bëjë aspak me racizëm.

“Të jemi të qartë, unë e di që ju doni t’i ngatërroni pak gjërat. Unë këto artiste i dua shumë dhe i njoh, prandaj dhe i përmenda. Unë thjesht thashë që do të doja të kisha të njëjtën liri shprehjeje pa patur paragjykime histerike. Dhe meqë ra fjala, këngëtaret që përmenda janë të preferuarat e mia, por meqë doni të gjeni diçka patjetër, po ju them që kjo s’e ndryshon faktin që unë nuk ka patur të njëjtën mundësi për të shprehur veten dhe çfarë ndjej pa u cënuar. Nëse doni ta lidhni diçka të tillë me racizmin, ky është problemi juaj, por jo ajo çfarë unë thashë”, ka thënë Landa Del Rey.

Të këshilluara

Alina Boz tregon bullizmin në shkollë

Alina Boz ka bërë së fundmi një rrëfim të sinqertë duke komunikuar me fansat e saj. Alina ka treguar se periudha e shkollës për të ka qenë e vështirë pasi sh...

18:43

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI