Flash

E dashura e futbollistit të Premier Ligëa kapet duke bërë kontrabandë armësh

Lapsi.al 22 May 2020
E dashura e futbollistit të Premier Ligëa kapet duke bërë

E dashura e një yllit të Premierligës (emri i të cilit mbahet i pa deklaruar për shkak të privatësisë), është kapur duke kontrabanduar armë ilegale në një fluturim privat në Britani të Madhe.

Partnerja e futbollistit anglez është e famshme në Instagram, mirëpo The Sun raporton se emri i saj nuk është bërë publik për t’ia mbrojtur privatësinë.

Ajo pretendoi se armët i kishte marrë vete për ta mbrojtur veten dhe thuhet se kishte filluar të qante porsa ishte konfrontuar nga rojet e Forcës Kufitare në aeroportin Biggin Hill në Kent, pasi kishte udhëtuar nga Evropa të dielën në mbrëmje.

Gruaja fillimisht kishte tentuar t’i fuste vjedhurazi armët përmes sigurimit, duke insistuar se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Megjithatë, zyrtarët kufitarë kërkuar që ajo ta hapë çantën dhe aty u gjetën armë elektrike dhe çomangia, të cilat iu konfiskuan menjëherë.

“Duket se ajo besoi se do të ishte në rregull të merrte me vete armë trullosëse në Britani të Madhe për ta mbrojtur veten. Ajo s’ia kishte idenë se posedimi i armëve të tilla merret shumë seriozisht”, ka thënë burimi i The Sun.

Posedimi i një arme të tillë, që dërgon tronditje të fuqishme elektrike te personit ndaj të cilit përdoret mund të shkaktojë paralizim të përkohshëm, dënohet me deri në gjashtë muaj burg dhe gjobë prej deri 5000 funte.

Përderisa nuk është bërë e ditur se çfarë ndodhi me të më vonë, partnerja e yllit të Anglisë tha se i kishte marrë me vete ato armë për ta mbrojtur veten në rast se sulmohej nga kriminelë, të cilët kanë organizuar sulme ndaj futbollistëve së fundi.

Javën e kaluar, mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, mbeti i lënduar pasi shtëpia e tij i ishte vjedhur nga dy burra të armatosur , të cilët e kishin kërcënuar se do ta vrisnin.

Të këshilluara

Djali i Pablo Escobar i shkruan Don Phenom

Reperi shqiptar Don Phenom ka marrë një koment vërtet të bujshëm për këngën e tij më të re që ia ka kushtuar bosit të drogës në Kolumbi, Pablo Escobar. Phenom k...

14:59

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI