Flash

Drake cilëson "dashnore" Kylie Jenner në këngën e fundit

Lapsi.al 22 May 2020
Drake cilëson "dashnore" Kylie Jenner në këngën e

Kylie Jenner është përfolur para disa kohësh për një romancë të mundshme me Drake dhe ky i fundit më duket se i vendosi pikat mbi “i”. Reperi i njohur në bashkëpunim me Future po përgatisin këngën e tyre të re. Drake përmend Kylie Jenner në këngë dhe e quan “dashnore”. Kënga nuk ka dalë ende por në rrjete sociale ka qarkulluar pikërisht kjo sekuencë: “Po, unë jam i urryer për shoqërinë. Kylie Jenner është një dashnore. Po, unë kam 20 si Kylie” Por ai nuk është ndalur me kaq. Në këngë ka përmendur edhe motrën e saj Kendall Jenner, si dhe modelen e njohur Gigi Hadid. “Kam 20 si Kendall. Vajza elegante të reja. Kam 20 si Gigi”, thuhet në tekstin e këngës. Pasi lajmet morën dhenë, Drake është penduar dhe ka kërkuar falje nëpërmjët një postimi në InstaStory. Ai ka sqaruar se nuk supozohej që të luhej gjatë kohës që ishte live në rrjete sociale dhe se ai kurrë nuk donte që të tregonte mungesë respekti për miqtë e tij. Ndërkohë ka shtuar se në fakt kjo këngë ishte regjistruar tre vjet më parë.

“Gjëja e fundit që unë do të doja është të zgjohem duke pasur miq të mi që ndjehen jo të respektuar, kështu që unë vetëm duhej ta them këtë për të filluar ditën”, u shpreh Drake. Shumë drama apo jo? Gjithsesi ne jemi në pritje të ndonjë reagimi nga Kylie Jenner, por edhe nga Kendall dhe Gigi Hadid.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI