Flash

Ambasadorja e SHBA fut në sherr Ramën me Metën

Lapsi.al 22 May 2020
Ambasadorja e SHBA fut në sherr Ramën me Metën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u ka dhënë një tjetër mesazh politikanëve shqiptare. Pasi akuzoi se ka një pakt pas krahëve për të vrarë refoormën në drejtësi, diplomatja amerikane tregohet edhe më e drejtpërdejtë.

Yuri Kim thotë se nuk duhet të vazhdohet më me lojëra, duke u shprehur se reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore janë të domosdoshme që Shqipëria të mund të hyjë në familjen e madhe europiane.

“Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes europiane. Reforma Zgjedhore dhe reforma në drejtësi janë të domosdoshme. Mjaft më me lojëra! Është koha të realizohet reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi, siç drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar, ashtu sikundër populli shqiptar pret”, - tha ambasadorja e SHBA.

Gjatë ditës doli para medieve vetë Presidenti Meta që thotë se nuk është platforma e tij për daljen nga kriza (lexo të plotë këtu) shkak për këtë zemërim të amerikanëve. Meta tha platforma u është dorëzuar diplomatëve dhe palëve që në prill duke akuzuar kryeministrin Rama si gënjeshtar.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt” – shprehet Presidenti.

“Unë nuk po negocioj, dua plotësimin e 14 pikave. Këto i dinë ambasadorët e BE dhe SHBA. Ilir Meta do ta diskutojë këtë çështje, dhe është i gatshëm që të kërkojë hetim për reformën në drejtësi. Ilir Meta është ballë lartë pasi ka kërkuar transparencë. Maskat kanë rënë tani, përgjegjësinë ta marrin ata që bëjnë gjëra pas kurrizit të shqiptarëve”, - tha Meta në konferencën për shtyp.

“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit” – ia ktheu Rama.

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la.”

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin?”- shkroi Rama.

Duket se muaji i mjaltit gjatë pandemisë mbaroi mes Metës dhe Ramës. Pas shembjes së Teatrit duket se të dy janë kthyer në llogoret e mëparshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI