Flash

Ish burri i Meghan Fox flet për tradhëtinë e saj

Lapsi.al 21 May 2020
Ish burri i Meghan Fox flet për tradhëtinë e saj

Ish-partneri i Megan Fox, Brian Austin Green, është i bindur që tradhtia nuk është shkaku i ndarjes së tyre pas më shumë se 10 vitesh martesë. Green nuk mendon se videot dhe fotot që qarkulluan së fundmi, ku shfaqet Megan pranë reperit Machine Gun Kelly kanë diçka për t'u shqetësuar.

Pasi shpjegoi arsyen e ndarjes pas më shumë se 1 dekade dhe 3 fëmijësh, ai tha se e di mirë ç'marrëdhënie ka Megan me muzikantin."Unë s'e kam takuar kurrë, por Megan më ka folur për të dhe mendoj se janë shokë të mirë. Nga ç'më ka treguar ajo, ai është djalë i mirë, i çiltër. Unë besoj tek gjykimi i saj sepse përherë ka qenë e saktë. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë isha një viktimë në gjithë këtë, sepse s'isha."- u shpreh ai. Aktori, shtoi se e gjithë kjo nuk është e re për çiftin, por për portalet dhe njerëzit që e dëgjojnë për herë të parë.

Brian dhe Megan u ndanë pas më shumë se 10 vitesh, por kjo s'është hera e parë që çifti merr vendime të tilla që deri më tani kanë përfunduar në rikthime.Kësaj here, ishte aktorja e cila kërkoi ndarjen sepse kuptoi që po rriteshin ndryshe nga njëri-tjetri dhe kishin nevojë për hapësirën e tyre.

Të këshilluara

Alina Boz tregon bullizmin në shkollë

Alina Boz ka bërë së fundmi një rrëfim të sinqertë duke komunikuar me fansat e saj. Alina ka treguar se periudha e shkollës për të ka qenë e vështirë pasi sh...

18:43

Meghan Fox, e lumtur me të dashurin e ri

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë më shumë sesa miq, sipas një hulumtimi të ri nga tabloidet e huaja. Dyshja ndezi thashethemet romantike pasi u panë duke...

18:11

Konfirmohet vazhdimi i Demolition Man 2

Aktori 73-vjeçar, Sylvester Stallone, kishte luajtur krahas yjeve Wesley Snipes dhe Sandra Bullock, në filmin fantastik-shkencor të vitit 1993, “Demolition Man”...

17:54

Ish e dashura e Malumës lidhet me Neymar

Dikur, Maluma dhe futbollisti Neymar Jr ishin miq të mirë. Megjithatë, djemtë nuk flasin më pasi mes tyre u fut modelja Natalia Barulich. Kjo e fundit mori vëme...

14:39

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI