Flash

Ariana Grande rikujton aktin terrorist 3 vite më parë

Lapsi.al 21 May 2020
Ariana Grande rikujton aktin terrorist 3 vite më parë

Ariana Grande ka ndarë një mesazh të përzemërt për fansat e saj një ditë para tre vjetorit të sulmit terrorist në ‘Manchester Arena’. Këngëtarja bëri një postim prekës në rrjetin social, Instagram duke u treguar fansave se ‘zemra e saj ishte me ta’.

“Dua të marr një moment për të pranuar dhe dërguar dashurinë time për të gjithë ata që po ndiejnë trishtimin në përvjetorin e tretë që vjen këtë javë. Asnjë ditë nuk kalon pa më prekur mua dhe të gjithë juve. Unë mendoj për ju gjatë gjithë javës dhe fundjavës. Zemra, mendimet dhe lutjet e mia janë gjithmonë me ju”, ka thënë ajo. Sulmi terrorist i kryer nga Salman Abedi, 22-vjeçar, ndodhi më 22 maj 2017 dhe rezultoi në vdekjen e 23 personave ndërsa 139 persona u plagosën. Ariana u rikthye në Manchester për herë të parë në gusht 2019, ndërsa performoi në eventin e ‘Manchester Pride’ në Mayfield Depot.

Të këshilluara

Jesús Mosquera, nga një futbollist në aktor

Gjatë verës së 2018-s, kohë kur nuk luante futboll, disa miq i thanë Jesús që të shkonte në palestër, pasi disa producentë po kërkonin atje njerëz për një seria...

20:14

Lucy Fallon fillon shitje e rrobave online

Lucy Fallon nuk ka ndërmend të humbasë kohë kot por që në momentin që mbeti pa punë nga anulimet e xhirimeve të filmave për shkak të pandemisë, ka gjetur një tj...

16:24

5 filma që ishin më të mirë se librat

The Godfather, 1972 Francis Ford Coppola donte që Mario Puzo të ishte pjesë integrale e procesit të prodhimit dhe çifti hartoi një skript të arrirë që ...

16:22

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI