Flash

Altin Basha hedh poshtë zërat për një largim të Portokallisë nga Top Channel

Lapsi.al 21 May 2020
Altin Basha hedh poshtë zërat për një largim të

Pasi u përfol se Portokalli do të largohej nga Top Channel pas 17-vitesh në drejtim të Abc Neës, Altin Basha hedh poshtë këto zëra.

U përfol se spektakli i humorit nga “Portokalli” do të quhej “Mandarina” dhe se kontrata tashmë ishte firmosur.

Por të gjitha këto thashetheme i hodhi poshtë regjisori i emisionit, Altin Basha. Në një intervistë për “Panorama.al”, ai mohoi zërat e një lëvizje të mundshme nga Top-Channel.

“Problemi i disa njerëzve është që punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia. E vërteta është se kam shkuar në një televizion për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me atë televizion për shkak të thashethemeve që janë përhapur”, është shprehur ai.

Ndërsa pranoi se në fakt ofertat kanë qenë të shumta nga televizionet e tjera.

“Oferta ka gjithmonë. Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me Top-Channel, s’kemi patur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë. Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal. Nuk ka për ne ndonjë çudi, jemi 20 veta, njëherë kontaktohet njëri, njëherë tjetër një aktor tjetër. Madje ne tallemi shpesh herë me këtë gjë. Kjo është e vërteta”, shtoi Basha.

Të këshilluara

Alina Boz tregon bullizmin në shkollë

Alina Boz ka bërë së fundmi një rrëfim të sinqertë duke komunikuar me fansat e saj. Alina ka treguar se periudha e shkollës për të ka qenë e vështirë pasi sh...

18:43

Meghan Fox, e lumtur me të dashurin e ri

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë më shumë sesa miq, sipas një hulumtimi të ri nga tabloidet e huaja. Dyshja ndezi thashethemet romantike pasi u panë duke...

18:11

Konfirmohet vazhdimi i Demolition Man 2

Aktori 73-vjeçar, Sylvester Stallone, kishte luajtur krahas yjeve Wesley Snipes dhe Sandra Bullock, në filmin fantastik-shkencor të vitit 1993, “Demolition Man”...

17:54

Ish e dashura e Malumës lidhet me Neymar

Dikur, Maluma dhe futbollisti Neymar Jr ishin miq të mirë. Megjithatë, djemtë nuk flasin më pasi mes tyre u fut modelja Natalia Barulich. Kjo e fundit mori vëme...

14:39

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI