Dje, (19 maj), Duka dhe Dukesha e Sussex-it, festuan përvjetorin e dytë të martesës së tyre. Që nga damsa e famshme mbretërore e 2018-ës, kanë ndodhur shumë gjëra, por si ndër më të rëndësishmet kujtojmë lindjen e bebushit Archie dhe vendimin e çiftit për të hequr dorë nga statusi mbretëror.
Nëse ju kujtohet, ditën e dasmës Meghan mbante veshur një fustan të bardhë, dizenjuar nga Givenchy, të cilës i bashkohej një vello, që nënkuptonte nderimin e saj për përgjegjësitë e reja që do të mbante.
Në veshjen dhe pamjen e princëshës, ka patur disa simbole që jo të gjithë i kanë vënë re, por ishin aty jo pa qëllim.
Simbolet sekrete që fshiheshin në pamjen e Meghan Markle, ditën e
1. "Diçka blu fshihej në vellon e saj"
Ad by Valueimpression
Pak muaj pas dasmës mbretërore, vetë Meghan tha se "ajo gjëja blu" që njerëzit vunë re në veshjen e saj, përfaqëson fillimin e marrëdhënies së saj me princin.
Ai element ngjyrë blu "i ngjitur në vello", është hequr nga fustani që Meghan mbante veshur ditën e takimit të parë me Harry-in. Ka më romantik se kaq?
Simbolet sekrete që fshiheshin në pamjen e Meghan Markle, ditën e
2. Velloja e Commonwealth
Dukesha bëri një hyrje madhështore teksa ecte drejt ceremonisë së dasmës bashkë me vellon e mëndafshtë dhe elegante prej 5 metrash. Velloja, ishte e punuar e gjitha me dore, e qëndisur me detaje të vogla lulesh dhe rrobaqepësit kanë shpenzuar me qindra orë për ta përfunduar. Në vello ishin qendisur lule unike, nga një për çdo shtet në Commonwealth, bashkë me dy lulet e preferuara të Dukeshës.
Simbolet sekrete që fshiheshin në pamjen e Meghan Markle, ditën e
3. Tiara me diamantë
Mbretëresha Elizabeth II ka një koleksion të mbushur me tiara të shtrenjta, por vendimi për t'i dhënë Meghan-it pikërisht tiarën që ajo mbante ditën e dasëm kishte një kuptim të veçantë. Tiara i është dhënë mbretëreshës në vitin 1953, në vitin e kurorëzimit, nga gjyshja e saj mbretëreshë Mary.