Flash

Nakuul Mehta dhe Kunal Jaisingh përplasen për politike

Lapsi.al 20 May 2020
Nakuul Mehta dhe Kunal Jaisingh përplasen për politike

Dy aktorët Nakuul Mehta dhe Kunal Jaisingh janë goxha të njohur në Shqipëri.

Ata u bënë të famshëm me serialin “Bixhoz me dashurinë”, ku luanin rolin si dy vëllezër, Shivai dhe Omkara. Së fundmi ata kanë qenë shumë të komentuar në mediat turke për shkak të një debati publik që ka nisur mes tyre.

Dy aktorët kanë patur mendime të kundërta lidhur me masat që ka marrë kryeministri i Indisë, Narendra Modi, gjatë periudhës së pandemisë. Nakuul Mehta nuk ishte i kënaqur me fjalimin e fundit që mbajti kryeministri dhe shkruajti në Twitter: “E urrej televizorin. E humba pjesën kur ai do fliste për punëtorët emigrant”. Kunal Jaisingh komentoi menjëherë duke i thënë kolegut të tregohet i duruar dhe i kujtoi që televizori e bëri të famshëm. “Durimi është virtyt kështu që prit që ministria të bëjë punën e vetë dhe të njoftojë detajet. Gjithashtu nuk mund të urresh televizorin, ku aty është dhënë një show i joti”-shkruajti Kunal ose siç e njohim ndryshe Omkara. Disa fansa mbajtën anën e Nakuul Mehtës ndërsa të tjerë të Kunal Jaisinghut. Më vonë ky i fundit sqaroi se debati mes tyre kishte vazhduar me mesazhe, duke ndarë mendimet e tyre dhe theksoi se ata kanë mbetur miq shumë të mirë.

Të këshilluara

Lucy Fallon fillon shitje e rrobave online

Lucy Fallon nuk ka ndërmend të humbasë kohë kot por që në momentin që mbeti pa punë nga anulimet e xhirimeve të filmave për shkak të pandemisë, ka gjetur një tj...

16:24

5 filma që ishin më të mirë se librat

The Godfather, 1972 Francis Ford Coppola donte që Mario Puzo të ishte pjesë integrale e procesit të prodhimit dhe çifti hartoi një skript të arrirë që ...

16:22

Sia ka adoptuar dy djem të moshës 18-vjeçare

Një vit më parë, këngëtarja e njohur Sia është bërë mama e dy djemve në moshën 18-vjeçare, të cilët i ka adoptuar. Këtë lajm të bukur ajo e kishte mbajtur të fs...

15:30

Donald Trump konsumon ilaçe për malarien

Donald Trump tha se “po merr një ilaç për malarien, që të lehtësojë simptomat nëse sëmuret nga koronavirusi”. Presidenti amerikan bëri të ditur se prej një jave...

11:36

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI