Flash

Jude Law do të bëhet baba për herë të gjashtë

Lapsi.al 20 May 2020
Jude Law do të bëhet baba për herë të gjashtë

Ai tha se ishte ‘çmendurisht i dashuruar’ me të në fillim të këtij viti dhe nuk vonoi shumë që Jude Law dhe bashkëshortja e tij Phillipa Coan të japin lajmin e bukur që janë në pritje të një fëmije.

Coan, 32 vjeç, zbuloi barkun e saj të rrumbullakosur pasi doli për pazar nëpër dyqane bashkë me bashkëshortin e saj, pak më shumë se një vit pasi u martuan.

Ajo ishte veshur me rroba pas trupit ndaj ishte e qartë të shihje barkun, ndërsa aktori 47-vjeçar, mbante çantat pas daljes nga një dyqan, në veri të Londrës.

Çifti që dolën hapur bashkë që në vitin 2015, u martuan në Old Marylebone Town Hall në Londër, tre muaj pasi aktori njoftoi fejesën e tyre.

Law ishte martuar më parë me aktoren dhe stilisten Sadie Frost, por dyshja u divorcua në 2003.

Ata kanë tre fëmijë – Rafferty, 23 vjeç, Iris, 19 vjeç dhe Rudy, 17 vjeç.

Aktori gjithashtu ka një vajzë të quajtur Sophia me modelen Samantha Burke, dhe një tjetër vajzë të quajtur Ada me këngëtaren Catherine Harding.

Të këshilluara

Milot Rashica, baba për herë të parë

Është bërë baba për herë të parë futbollisti Milot Rashica. Bashkëshortja e tij Tina ka sjellë në jetë një djalë emri i të cilit është Tian. Ka qenë vetë fu...

18:47

Will Smith publikon këngën e re (Video)

Will Smith solli projektin e ri. Will Smith edhe pse gjatë kësaj kohe nuk ka mundur të jetë aktiv në aktrim, ai iu përkushtua muzikes. Ai ka publikuar remiks...

18:15

Maskat nga Kim K, rekord shitjesh

Konsumatorët e Kardashian kishin një zgjedhje prej pesë nuancave të bëra nga një material i fortë. Vendimi i saj për të krijuar linjën e maskave për fytyrën vje...

17:21

Amerika hap lokalet e striptizmit

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të ringjallin ekonominë, pas 2 muajve në krizë të thellë për shkak të koronavirusit.Një ndër realitetet që do pësojnë ndryshim...

16:50

Motra e Miley i kushton një këngë asaj

Miley Cyrus ka një motër, e cila quhej Noah dhe po njësoj si ajo ka pasion muzikën. Së fundmi ka publikuar këngën “The End of Everything” dhe gjejeni çfarë? Ësh...

16:39

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI