Flash

Sherr në protestë, Stresi: Kishin pankarta kundër PD-së

Lapsi.al 19 May 2020
Sherr në protestë, Stresi: Kishin pankarta kundër PD-së

Ditën e djeshme u raportua për tensione në protestën e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit dhe në fakt pati disa përplasje aty dhe provokime me shkashka dhe pankarta.

Pjesë e lajmeve për protestën u bë edhe reperi Stresi, emri i të cilit u lakua për një sherr që ndodhi. Stresi ka folur për të sqaruar se çfarë ndodhi vërtet sot pasdite në shesh. Ai u shpreh se disa nga protestuesit kishin bërë disa pankarta kundër Berishës dhe Bashës dhe kjo shkaktoi tension në protestë.

Reperi theksoi se qëllimi i opozitës dhe përfaqësuesve të saj ishte që të mbështesnin artistët, të cilët u dhunuan dje nga efektivët e policisë. Kauza e teatrit ishte arsyeja përse simpatizantë të PD-së ishin sot në protestë sipas reperit, i cili kur pa pankartat fyese për ish-liderin dhe liderin aktual të opozitës nuk duroi më dhe ua theu ato.

'Ne shkuam për t’i ndihmuar këta të teatrit se i kanë rrahur, i kanë përplasur për tokë. Sa ishim ne s’guxoi njeri, ishim të gjithë simpatizantët e PD-së ishim aty për kauzën e teatrit, kurse ata kishin bërë një pankartë kundër Berishës dhe Bashës, kot pa pikë lidhje! Dhe shkova jua thyeva pankartën. Tani ne po vijmë t’ju mbrojmë, ju na dilni kundër. Thjesht ua morëm pankartat që kishin nxjerrë kundër nesh dhe jua thyem”,është  shprehur reperi.

Protestat do të vijojnë dhe e radhës është parashikuar të mërkurën në orën 17:30.

Të këshilluara

Bebe Rexha, imazh i Sinful Colors (FOTO)

Bebe Rexha ndau imazhe nga reklama e re. Këngëtarja së fundi ka realizuar një fushatë publicitare me “Sinful Colors”, markë për ngjyra të thonjve, me të ci...

15:11

Ndahet nga jeta aktori amerikan

Geno Silva, aktori amerikan i njohur për rolin e vrasësit të pamëshirshëm në filmin që ka bërë histori në Hollivud ‘Njeriu me shenjë’. Ai ishte 72 vjeç dhe vdi...

14:44

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI