Flash

Motra e Miley i kushton një këngë asaj

Lapsi.al 19 May 2020
Motra e Miley i kushton një këngë asaj

Miley Cyrus ka një motër, e cila quhej Noah dhe po njësoj si ajo ka pasion muzikën. Së fundmi ka publikuar këngën “The End of Everything” dhe gjejeni çfarë? Është e gjjtha dedikim për Miley, por nëse menduat se nëpërmjet kësaj kënge ka treguar dashurinë për të e keni gabim. Nëpërmjet “The End of Everything” Noah ka treguar vështirësitë e të qenurit motra e Miley Cyrus, kjo për vetë faktin që të kesh një motër kaq të famshme nuk është aq e bukur sa duket. Noah tek teksti i këngës e quan rreze dielli motrën, ndërsa për veten tregon se është rritur nën hijen e saj. Ajo gjithashtu ka folur edhe një video-live ku ndau të gjitha ndjesitë e saj.

“Gjithmonë jam ndjerë sikur isha ajo për të cilën nuk donte t’ia dinte askush, nisur nga çfarë më shkruanin dhe më thoshin online. Isha absolutisht e padukshme, prandaj kam shkruar ato vargje. Ishte diçka që ma thoshin të gjithë: pavarësisht gjithçkaje, unë do të isha përherë në hije. E kam dëgjuar këtë fjali për gjithë jetën time, çdo ditë të saj. Në një mënyrë ose një tjetër unë nuk isha mjaftueshëm, ndoshta nga pamja ime apo nga tipi im. Ndonjëherë ndihem sikur as nuk marr dot frymë tamam. Prandaj erdhi kjo këngë, e cila ka një pjesë të madhe të jetës time në të. Me shumë gjasa, s’do të flas më për këtë çështje. Ju që jeni të rinj dhe e njihni internetin, mund ta merrni me mend sa e vështirë ka qenë për mua”, është shprehur Noah.

Prej disa muajsh, Miley Cyrus po shijon lidhjen e saj të re të dashurisë me 23-vjeçarin Cody Simpson.

Duket se këngëtarja e ka marrë plotësisht veten nga divorci me Liam Hemsëorth dhe i është përkushtuar totalisht partnerit të saj të ri.

Të këshilluara

Konfirmohet ndarja e Meghan Fox

Brian Austin Green ka konfirmuar se ai dhe Megan Fox janë ndarë pas 10 vitesh martesë.Ai e ka konfirmuar ndarjen duke folur në podcast-in e tij i cili tha: “Doj...

13:10

Ndahet nga jeta aktori i Twilight

Aktori i “Twilight”, Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij janë gjendur të pajetë në apartamentin në Las Vegas. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë ç...

11:26

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI