Flash

Justin Bieber, i penduar për marrëdhënie para martese

Lapsi.al 19 May 2020
Justin Bieber, i penduar për marrëdhënie para martese

Gjatë komunikimeve live në Facebook, këngëtari u pyet nga dikush nëse "do të ndryshonte diçka po të kthehej pas në kohë".

"Shumë gjëra do t'i bëja ndryshe. Nuk pendohem sepse mendoj ato të bëjnë njeriun që je sot dhe nga gabimet gjithnjë mëson. Nëse do të mund të kthehesha nuk do të përballesha me disa gjëra të këqija që kam kaluar, me siguri do ta kisha ruajtur veten vetëm për martesë. Seksi është konfuzues kur ti je seksualisht aktiv me këdo." Para se çifti të martohej në 2018-ën, 26-vjeçari ka patur disa marrëdhënie, por ajo më e famshmja dhe e përfolura ka qenë me Selena Gomez-in. Deklaratës së Justin-it, Hailey iu përgjigj ndryshe.

"Nuk e di nëse unë do të bëja të njëjtën gjë, por të gjithë kemi eksperienca të ndryshme në gjithçka. Jam dakord me faktin që të lidhja fizike me dikë i konfuzon pak më shumë gjërat. Të gjithë do të donim të mos i bënim kurrë disa gjëra që kemi bërë, apo të mos merrnim kurrë disa vendime të gabuara që kemi marrë."

Për t'u rikthyer tek Bieber, këngëtari gjithnjë ka pasur një këndvështrim të veçantë për seksin."Mendoj se seksi shkakton shumë dhimbje më vonë. Ndonjëherë njerëzit bëjnë seks sepse s'ndihen mirë me veten. Sepse s'besojnë tek vetja dhe vlerat e tyre. Gratë e bëjnë këtë, djemtë gjithashtu!"- u shpreh një vit më parë për Vogue.

Të këshilluara

Motra e Miley i kushton një këngë asaj

Miley Cyrus ka një motër, e cila quhej Noah dhe po njësoj si ajo ka pasion muzikën. Së fundmi ka publikuar këngën “The End of Everything” dhe gjejeni çfarë? Ësh...

16:39

Konfirmohet ndarja e Meghan Fox

Brian Austin Green ka konfirmuar se ai dhe Megan Fox janë ndarë pas 10 vitesh martesë.Ai e ka konfirmuar ndarjen duke folur në podcast-in e tij i cili tha: “Doj...

13:10

Ndahet nga jeta aktori i Twilight

Aktori i “Twilight”, Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij janë gjendur të pajetë në apartamentin në Las Vegas. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë ç...

11:26

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI