Flash

Justin Bieber: Çfarë do të doja të ndryshoja nga e kaluara

Lapsi.al 19 May 2020
Justin Bieber: Çfarë do të doja të ndryshoja nga e kaluara

Duke hedhur një vështrim pas tek ditët e tij të beqarisë, këngëtari Justin Bieber tregoi se ai do të donte të kishte bërë disa gjëra ndryshe, duke përfshirë edhe seksin para martesës. 26-vjeçari bëri deklaratën e tij gjatë episodit të radhës me Hailey-in tek “Biebers On Watch”.

“Ka ndoshta shumë gjëra që unë mund t’i ndryshoja. Unë nuk pendohem për asgjë sepse mendoj se kjo ju bën atë që ju jeni dhe ju mësoni nga gjërat”, tha Justin Bieber, sipas”Us Weekly”.

Ndërkohë që ai ka shtuar se do të dëshironte që të mos kishte kryer marrëdhënie seksuale me dikë para martesës.

“Nëse do mund të kthehesha mbrapa dhe të përballesha me disa gjëra që më lënduan, me siguri do ta ruaja veten për martesë. Unë e di që tingëllon si çmenduri… Seksi mund të komplikojë gjërat në momentin që jeni seksualisht aktiv me dikë.”

Pra, Justin Bieber ka zbuluar se do donte që ai të kishte qëndruar beqar dhe të mos kishte kryer marrëdhënie seksuale para se të martohej me Hailey Baldwin. E çuditshme apo jo? Ndërkohë fansat kanë pyetur veten nëse deklarata e tij e fundit lidhet drejtpërdrejtë me Selena Gomez, e cila kjo e fundit me siguri nuk do e pëlqejë këtë gjë që ka thënë ish i dashuri i saj. Pak ditë më parë, modelja e njohur Hailey Baldwin u shpreh se kur njerëzit e krahasonin me Selenën ajo ndihej shumë keq, pra ndihej më pak femër. Pra ka qenë një periudhë shumë e vështirë në jetën e Hailey dhe sipas saj kjo për shkak të Selena Gomez.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i Twilight

Aktori i “Twilight”, Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij janë gjendur të pajetë në apartamentin në Las Vegas. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë ç...

11:26

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI