Flash

Altin Basha: Teatri i vjetër, një kotec pulash

Lapsi.al 19 May 2020
Altin Basha: Teatri i vjetër, një kotec pulash

Regjisori Altin Basha ishte një ndër artistët pro prishjes së godinës së Teatrit. Në një intervistë për Report TV, Basha është shprehur se ndërhyrja natën për shembjen e godinës nuk ka qenë e nxituar.

“Në pamje e trishtueshme, por nuk është pa arsye, nuk është një gjë që do të mbetet ashtu, do nisin punimet e një teatri të ri. Ajo ndërtesë lindi për të mos qenë teatër, u adoptua, po nuk u bë kurrë teatër. Është përfundimi i një procesi 3-vjeçar. Periudha e fundit u bë krejtësisht agonie, rrinin njerëz që nuk e dinin ca bënin, shfaqje të improvizuara, të paverifikuara, u bë një gjendje e padurueshme, që nuk kishte sens, duhet të merrte drejtim kjo gjë”, është shprehur Basha. Regjisori gjithashtu ka shtuar se argumenti që Teatrin nuk e shembi as tërmeti është i pavlefshëm. Sipas tij, edhe kotecat e pulave i rezistojnë dukurive natyrore, por prapë kotece mbeten.

“Kam qenë partizan i restaurimit, në bazë të ekspertëve që e kanë lënë të shkruar për gjendjen e ndërtesë, thonë që ndërtesa është në rrezik shembje. Nëse do ndërtohet siç ka qenë, nuk do ketë gardërobë, nuk do ketë tualete mjaftueshëm. Edhe kotecat e pulave i rezistojnë tërmeteve, por prap kotec mbeten! S’është argument që i rezistoi tërmetit dhe është i vlefshëm”, ka thënë Basha.

Të këshilluara

Bebe Rexha, imazh i Sinful Colors (FOTO)

Bebe Rexha ndau imazhe nga reklama e re. Këngëtarja së fundi ka realizuar një fushatë publicitare me “Sinful Colors”, markë për ngjyra të thonjve, me të ci...

15:11

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI