Flash

Kendall Jenner flet për krizat e panikut

Lapsi.al 18 May 2020
Kendall Jenner flet për krizat e panikut

Ajo është një ndër femrat më të bukura dhe më të suksesshme në botë, por krizat e panikut nuk bëjnë dallime as për të. E kemi fjalën për modelen e njohur Kendall Jenner.

Në një intervistë së fundmi për “Good Morning America”, si rrallëherë, Kendall ka folur për problemet që ka patur me ankthin. Modelja tregoi që ka vuajtur qysh e vogël dhe gati sa nuk po çmendej.

“Isha shumë shumë e vogël dhe më kujtohet se nuk arrija të merrja frymë dhe kam vrapuar tek mamaja ime duke i thënë se nuk mbushesha me frymë”, ka pohuar Kendall.

Ajo ka treguar se e ëma e saj Kris Jenner i ka qëndruar shumë pranë dhe kanë shkuar në shumë doktorë për të kuptuar vërtet se çfarë po ndodhte me të. Pas shumë konsultash konkluzioni doli se gjithçka ishte psikologjike.

Kendall ka treguar se krizat e saj të panikut i janë rikthyer sërish dhe kujtoi momentin e Met Gala 2019. Pak para se të futej në eventin madhështor ajo i tha Kylie se i dukej se po kalonte një krizë paniku, por e motra e ka qetësuar.

“Para 3-4 vitesh gjithçka m’u rikthye dhe mund të isha çmendur nga ato kriza, por mora në kohë informacionin e duhur”, ka shtuar Kendall.

Modelja ka treguar se përjetonte shumë ankth edhe gjatë sfilatave të modës dhe për shkak të krizave ajo është detyruar që të heq dorë nga disa prej tyre.

“Kam qenë vërtet nervoze gjatë shfaqjeve të modës, sepse e dija që aty ishin njerëzit që unë i njihja. Tani e kam kaluar dhe ndihem më mirë, por u desh pak kohë për të arritur në këtë pikë”, është shprehur Kendall Jenner.

Të këshilluara

Ledri Vula, dasëm pas karantinës

Mesa duket Ledri Vula nuk ka asnjë dyshim për partneren e tij dhe dëshiron që pjesën tjetër të jetës ta kalojë vetëm me Sarën. Burime pranë Ledri Vulës kanë tr...

09:23

Ava Max publikon këngën e re (Video)

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja shqiptare, Ava Max, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. “On Me” mban titullin kënga e ...

21:26

Eurovision 2021mbahet në Roterdam

Unioni Europian i Transmetimit (EBU) dhe anëtarët holandezë NPO, NOS dhe Avrotros kanë arritur një marrëveshje të fundit, ku sipas së cilës është vendosur që Eu...

19:26

Ndahet nga jeta aktorja meksikane

Koronavirusi i ka marrë jetën një prej aktoreve më të njohura të telenovelave meksikane, Pilar Pellicer. Aktorja është ndarë nga jeta ditën e djeshme në mosh...

16:41

Ndahet nga jeta komediani Fred Willard

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare aktori legjendar Fred Willard. Ka qenë vajza e tij Hope që ka konfirmuar lajmin e trishtë. “Babai im ndërroi jetë paqës...

11:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI