Flash

Kritikat në masat kundër virusit ndaj Donald dhe Melani Trump

Lapsi.al 17 May 2020
Kritikat në masat kundër virusit ndaj Donald dhe Melani Trump

Melania Trump dhe presidenti Donald Trump pritën sot të rinj “skautistë” në Shtëpinë e Bardhë, të cilët kanë ndihmuar në krizën e koronavirusit në SHBA.

Por në pritjen në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, Melania dhe presidenti nuk mbanin maska në fytyrë teksa takonin vajzat vullnetare, infermieret dhe disa pronarë biznesesh. Presidenti Trump u dha atyre çertifikata vlerësimi dhe bëri foto me to. Zonja e parë komentonte pas takimit në rrjetet sociale: “Sot unë dhe presidenti pritën në Shtëpinë e Bardhë disa nga heronjtë e Covid-19. Ne dëgjuam historitë e tyre të unitetit e patriotizmit, që kanë frymëzuar qytetarët amerikanë”. Në disa nga foto e rastit skautistet shihen që mbajnë maska në fytyrë kurse presidenti dhe Melania jo.

Zonja e parë disa javë më herët shpërndante në rrjetet sociale mesazhe inkurajimi për mbajtjen e maskave duke nxitur amerikanët për t’i mbajtur ato në publik.Përdoruesit e mediave sociale reaguan me zemërim ndaj Melanias, duke përmenduar faktin se nuk mbante mbulesë në fytyrë. Një prej tyre shkruante: “Si mund të tregosh simpati ndaj skautistëve pa mbajtur maskë në fytyrë?” Një tjetër nga New York përgjigjej: “Ajo vajza e vogël me maskë është i vetmi person inteligjent aty”.

Edhe postimi i radhës e mbështeste komentuesin: “Më vjen mirë që skautistja është aq inteligjente sa mban një maskë”. Presidenti Trump ka refuzuar të mbajë maskë gjatë gjithë kohës së pandemisë.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja meksikane

Koronavirusi i ka marrë jetën një prej aktoreve më të njohura të telenovelave meksikane, Pilar Pellicer. Aktorja është ndarë nga jeta ditën e djeshme në mosh...

16:41

Ndahet nga jeta komediani Fred Willard

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare aktori legjendar Fred Willard. Ka qenë vajza e tij Hope që ka konfirmuar lajmin e trishtë. “Babai im ndërroi jetë paqës...

11:22

Fifi flet për të dashurin e saj: I duhuri

Pak kohë më parë në mediat rozë u zbulua se këngëtarja Fifi është e dashuruar, madje u zbulua edhe djali i cili i ka marrë zemrën. Bëhet fjalë për Xhuljo Tab...

17:26

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI