Flash

Erion Veliaj një B.Q. që s'më përfaqëson mua si homoseksual

Lapsi.al 17 May 2020
Erion Veliaj një B.Q. që s'më përfaqëson mua si

Pashe ngjyrat qe kishte vendosur Bashkia me rastin e 17 majit. Pashe dhe reagimin e Flamur Nokes. Flamurin e kam pas lexuar vetem nese me dilte para disa vitesh te antena e Mero Bazes. Kisha vite qe nuk e lexoja me meqe kam vite qe nuk e lexoj Meron. Pra Flamuri eshte nje figure qesharake, por kjo nuk e ben me te vogel demin qe shkakton me gjuhen e tij. Kaq per Flamurin. Une problemin tjeter me te madh e kam me faktin qe si person i komunitetit LGBT ndihem i bezdisur kur Bashkia e Tiranes vendos ngjyrat e ylberit.

I bezdisur sepse eshte gjeja me hipokrite! Bashkia e Erion Veliajt eshte nje shtab paraushtarak qe sherben nga mengjesi deri ne darke per te mbajtur ne pushtet nje grusht njerezish si Veliaj. Ky, diten kur nuk mban flamurin te muret e bashkise, eshte duke paguar gazetaret nga taksat e qytetareve jo qe gazetaret te derdhin talentin ne ndermarrjet e bashkise, por qe gazetaret (ne fakt 90 perqind e medias se blere ose te krijuar nga Veliaj) mos t'u shkoje ne mendje te mbrojne nje dite interesat e publikut. Diten kur nuk vendos ngjyrat e ylberit ne mure, eshte duke firmosur per te shkaterruar pronen publike, jo per te ndertuar nje vlere te re, por per te shtuar parate ne xhepat e tyre. Diten kur nuk ve flamurin lgbt ne bashki, eshte duke shkaterruar fuqine reaguese te shqiptareve, eshte duke vrare mendimin ndryshe, here me para e here me kercenime, e per pasoje eshte duke e mbytur dalengadale shpresen dhe aftesine e atij vendi per tu rigjeneruar. Me pak fjale, une nuk mund te jem sot me Flamur banalin, apo flamuret e asaj partie qe nuk frymezojne askend, por kurrsesi ama nuk mund te jem me Erin e bashkise qe eshte mekanizmi kryesor si po instalohet ne Shqiperi nje diktature e re, e qe per pasoje e ben ate realisht nje b.q ne karakter e ne gjithcka qe perfaqeson. Dmth sot te ve flamurin te muri i bashkise, neser i fut kazmen shpreses se te gjitheve per te dale njehere e mire nga deshperimi dhe mungesa e shpreses se ai vend mund t'ja dale te jete i jetueshem.

Të këshilluara

A shkakton frikë marrëveshja Kosovë-Serbi?

Frika në Kosovë për një marrëveshje të shpejtë dhe të dëmshme për Kosovën, që do të mund të arrihej mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar...

16:17

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI