Flash

Nxehet gjakrat në emision mes Rudi Hizmos dhe Zhaklin Lekatarit: Meshkujt shqiptarë s’dinë të bëjnë seks

Lapsi.al 16 May 2020
Nxehet gjakrat në emision mes Rudi Hizmos dhe Zhaklin Lekatarit: Meshkujt

Gjatë një lidhjeje direkte me emisionin “Ftesë në pesë”, gazetarja Zhaklin Lekatari është përplasur me moderatorin Rudi Hizmo përsa i përket temës së seksit në Shqipëri.

Hizmo është shprehur se kolegia provokonte me artikujt e saj, ndërsa Lekatari ka treguar se ka folur gjithmonë me prova.

Sipas saj, meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks dhe ka një mungesë të theksuar informacioni për seksin në Shqipëri.

Debati në studio:

Zhaklin Lekatari: Pse jemi kaq të ndrydhur? Pse seksualiteti duhet ndrydhur? Po të shohim folklorin shqiptar është shumë i pasur për seksualitetin që po t’i lexojmë sot na bëjnë të skuqemi. Çfarë na ka ndodhur?

Rudi Hizmo: Ka një lloj provokatori që provokon dhe merr reagime. Kur kryen një funksion të tillë do të kesh edhe reagime dhe ngacmime.

Zhaklin Lekatari: Ça thua o Rudi? Nëse flet për edukimin seksual do të të thotë që të të ngacmojnë.

Rudi Hizmo: Nëse thua që meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks…

Zhaklin Lekatari: Jo nuk dinë. Nuk është temë provokuese. Në një studio tjetër më është thënë që t’i flet shumë, dmth bën shumë seks. Ky quhet seksizëm. Temat e tua janë ide sociale, kështu zhvillohet shoqëria. Ti po justifikon dhunën seksuale.

Rudi Hizmo: Është problemi i femrës në përgjegjësi të dëgjojë tjetrin. Ky është provokim, e shikon. Në momentin që bën një shkrim: Meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks, është provokues.

Zhaklin Lekatari: Mua më pëlqen të flas me argumenta. Përmend fakte. Nuk janë provokime por problematika.

Rudi Hizmo: Është e turpshme që në 2020 të ketë njerëz që cili është koncepti i seksit. Unë në shoqërinë time kemi fjalë për marrëdhënien seksuale.

Të këshilluara

Rihanna tregon kur do jetë albumi i ri

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar këngë të re nga ajo. Rihanna është pyetur se kur do të sjell album të ri, e përgjigjen e ka dhënë ‘së shpejti’. Këngëtarja u pyet...

22:09

Olta Gixhari, në pritje të ëmbël

Olta Gixhari do të bëhet nënë për herë të parë. A ktorja e filmave dhe teatrit shqiptar, e cila prej disa kohësh është zhvendosur në Spanjë dhe jeton me part...

18:03

Rrjeti krahason Adele me Sarah Paulson

Teksa ne të gjithë u mahnitëm nga fotoja e Adele në Instagram, mjeshtërit në Twitter po “vrisnin” mendjen se me kë ngjante këngëtarja. Pas disa ditë...

15:03

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI