Flash

Nis një sfidë e re në Instagram nga Kendall Jenner

Lapsi.al 16 May 2020
Nis një sfidë e re në Instagram nga Kendall Jenner

Të gjithë e dimë se rrjetet sociale janë thjesht një fasadë dhe në mos të kundërtën e asaj që vërtetë jetojmë, tregojnë një përqindje shumë të vogël të jetës reale.

Askush nuk do të ndajë me botën anën e tij “jo perfekte”, difektet, mangësitë, problemet apo luftën e përditshme me diçka që e mundon.

Teksa të gjithë përpiqen të tregojnë se po argëtohen në maksimum gjatë qëndrimit në shtëpi dhe videot “funny” vazhdojnë të bëhen virale në rrjet, Kendall Jenner nisi sfidën më interesante në Instagram.

“How are you really challenge” (Sfidë se si je ti në të vërtetë) është sfida më e re në Instagram dhe të gjithë po falenderojnë modelen për këtë.

Kendall i fton të gjithë të tregojnë emocionet e tyre të vërteta dhe mënyrën sesi po e përjetojnë karantinën. Gjithçka pa dorashka, sa më të sinqertë dhe të hapur me njëri-tjetrin.

Kjo ishte ajo që vërtetë i duhej njerëzve në këtë kohë të vështirë dhe ishte vetë Kendall ajo që mori iniciativën të tregojë e para si ndihet.

Modelja rrëfeu se kishte ditë kur ndihej e dëshpëruar dhe nuk kishte dëshirë të bënte asgjë, ndërsa ditë të tjera ndihej mirë dhe arrinte ta mbante veten e saj nën kontroll.

Të parët që i janë përgjigjur kësaj sfide janë çifti Bieber-Baldwin, të cilët gjatë një videoje në Instagram treguan se njësoj si Kendall, përjetojnë ankth, frikë, stres gjatë karantinës, por në ditë të tjera mbledhin veten dhe arrijnë të ndihen mirë.

Të këshilluara

Rihanna tregon kur do jetë albumi i ri

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar këngë të re nga ajo. Rihanna është pyetur se kur do të sjell album të ri, e përgjigjen e ka dhënë ‘së shpejti’. Këngëtarja u pyet...

22:09

Olta Gixhari, në pritje të ëmbël

Olta Gixhari do të bëhet nënë për herë të parë. A ktorja e filmave dhe teatrit shqiptar, e cila prej disa kohësh është zhvendosur në Spanjë dhe jeton me part...

18:03

Rrjeti krahason Adele me Sarah Paulson

Teksa ne të gjithë u mahnitëm nga fotoja e Adele në Instagram, mjeshtërit në Twitter po “vrisnin” mendjen se me kë ngjante këngëtarja. Pas disa ditë...

15:03

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI