Flash

Sherr me armë mes femrave në Durrës, arrestohet një 57-vjeçare

Lapsi.al 15 May 2020
Sherr me armë mes femrave në Durrës, arrestohet një

Një 57-vjeçare nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri fqinjën e saj. Ngjarja ka ndodhur dje në Hamallaj të Durrësit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet N.P., ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasen A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Të këshilluara

Basha shkon te Teatri Kombëtar (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike shkopn pranë Teatrit Kombëtar ku do të qëndrojë gjatë gjithë natës. Kreu i opozitës do të jetë në mbështetje të artistëve që k...

22:36

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI