Flash

Premtimi/ Këtë vit nuk do të ketë çadra dhe shezlona me lekë në plazhet shqiptare

Lapsi.al 15 May 2020
Premtimi/ Këtë vit nuk do të ketë çadra dhe shezlona

Plazhin shumica e shqiptarëve që do të shkojnë në det do ta bëjnë si dikur në kohën e komunizmit. Të paktën kështu thotë kryeministri Edi Rama, i cili ka dhënë disa detaje në lidhje me mënyrën sesi do të kryhet turizmi në këto kohë të koronavirusit.

I ftuar mbrëmë në emisionin Opinion, Rama u shpreh se nuk do të ketë më plazh ku duhet të paguash një çadër e shezlong për të shijuar bregdetin. Kreu i qeverisë shtoi se nuk do të ketë më plazhe private, por përjashtim bëjnë vetëm hotelet.

“Ne duhet të mos riskojmë përtej arsyes. Ne nuk duam të bëjmë një protokoll të stërndërlikuar. Jo 7 metra çadra nga çadra. Ne nuk duam të bëjmë plazh me policë e ushtarë. Ne duam mirëkuptimin e popullit shqiptar e të qytetarëve që secili të bëjë të vetën.

Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlone e çadra përveçse hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë kuadratin e tyre. Ndërkohë të gjitha plazhet e tjera do të jenë plazhe të lira e publike, dhe plazhi do të bëhet si dikur. Nga kjo pikëpamje plazhet do të jenë masivisht publike. Do të jetë plazhi so dikur me çadër me vete” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI