Flash

Opozita në grevë urie para parlamentit serb, por Vuçiç nuk tërhiqet

Lapsi.al 15 May 2020
Opozita në grevë urie para parlamentit serb, por Vuçiç

Në Beograd vazhdon para parlamentit greva e urisë nga Bosko Obradoviç dhe Ivan Kostiç, drejtuesit e partive të ekstremit të djathtë Dveri. Ata kërkojnë një shtyrje prej 6 muajsh të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 21 qershor (duhet të mbaheshin në 26 prill, por u shtynë nga pandemia) dhe krijimin e një qeverie teknike.

Obradoviç, i cili është një nga drejtuesit e opozitës radikale, e ka bërë të ditur sot se protesta ka të bëjë edhe me kontrollin e hekurt mbi mediat nga Presidenti Aleksandar Vucic, politikën e tij "autoritare", gjendjen e popullatës serbe dhe të Kishës Ortodokse në Mal të Zi, e cila do të vazhdpjë të diskriminohet më shumë.

Kreu i opozitës kërkon gjithashtu një hapësirë në TV publik RTS për të shpjeguar arsyet e tij. Obradoviç ka qenë në grevë urie që nga e diela, dhe më vonë iu bashkua edhe Kostiç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha shkon te Teatri Kombëtar (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike shkopn pranë Teatrit Kombëtar ku do të qëndrojë gjatë gjithë natës. Kreu i opozitës do të jetë në mbështetje të artistëve që k...

22:36

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI