Flash

Ndërron jetë Princesha e Austrisë

Lapsi.al 15 May 2020
Ndërron jetë Princesha e Austrisë

Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 31-vjeçare Princesha e Austrisë, Maria Galitzine pasi pësoi aneurizmë kardiake.

Pasardhësja e Perandorit Karl 1 të Austrisë, për pak ditë do të festonte 32 vjetorin e lindjes. Maria fatkeqësisht ka lënë pas edhe një djalë 2 vjeçar që quhet Maxim.

Vdekjen e Marias e ka konfirmuar dhe mamaja e saj Maria Anna.

“Maria jonë ndërroi jetë në mëngjes në Houston, nga një aneurizëm i papritur kardiak”, tha ajo.

Maria jetonte në Houston të SHBA-së, së bashku me partnerin Rishi Singh, i cili është kuzhinier. Ajo u martua me të në shtator të vitit 2017.

Princesha e Austrisë, lindi në Luksemburg dhe më vonë ndoqi shkollën fillore në Moskë dhe më pas Kolegjin e Artit dhe Dizajnit në Belgjikë.

Në një intervistë për “The Houston Chronicle” në vitin 2018, ajo është shprehur se jetonte një jetë normale dhe e kuptonte që ishte princeshë vetëm kur shkonte në dasmat mbretërore.

Të këshilluara

Publikohet albumi i Ledri Vulës në Youtube

Ledri Vula, ka publikuar albumin e tij më të ri në “Youtube”. Ai shprehet se do kishte dashur që këtë album ta prezantonte nëpër koncerte, por situata ishte e t...

18:35

Artistët që vuanin nga sëmundjet mendore

Piktori Vincent Van Gogh është shumë i njohur për veprat e tij si edhe për një aspekt të veçantë të jetës së tij personale. Historia e prerjes së veshit pas një...

16:23

Dua Lipa thyen rregullat, probleme me shtetin

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid i kanë thyer rregullat e vetizolimit, pasi ata të dy kanë vizituar shtëpinë e prindërve të saj edhe pse ishin të izolua...

15:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI