Flash

Meta ngre tonet: Shembja e Teatrit, marrëzi e një grupi të strukturuar kriminal

Lapsi.al 15 May 2020
Meta ngre tonet: Shembja e Teatrit, marrëzi e një grupi të

Nga mystinia e Kavajës ku ishte për vizitë Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ngritur tonin e akuzave për çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Të jemi të vëmendshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike sepse çdo humbje është e parikuperiueshme dhe cenim i identitetit tonë kombëtar.

Teatrin e mbron më mirë se kushdo tjetër Kushtetuta dhe konventat që prevalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur teatrin pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje që ka marrë dhe dimension ndërkombëtar dhe evropian. Tani u njoha edhe me reagimin e komisioneres evropiane për kulturën që bën thirrje për dialog.

Nuk kam diçka të re nga 24 orë më parë, por ende nuk mund të besoj disa fakte dhe akte më duket papërgjegjshmëri tej çdo ekstremi dhe çdo llogarie pasi nuk kemi të bëjmë me shkelje të kushtetutës dhe ligjeve, nuk kemi të bëjmë vetëm me përgjegjësi penale të atyre që do të prishin Teatrin Kombëtar, por faktet flasin për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale që do të ishte e paamnistueshme në çdo kohë.

Na mjaftojnë kazmat e komunizmit ndaj kishave dhe xhamive në 67. Në këtë kohë pandemie nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë që ti vëmë kazmën Teatrit Kombëtar duke u vënë kazmën negociatave me BE, por do të minonte edhe paqen sociale në vend. Shpresoj që të ketë një reflektim. Shpresoj që aktet që kam parë në media të mos jenë të vërteta” – tha Meta.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI