Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Çfarë fshihet pas interesit të Rusisë në Ballkan

Lapsi.al 15 May 2020
Çfarë fshihet pas interesit të Rusisë në Ballkan

Rusia nuk e ka fshehur ndonjëherë se ushqen një interes të veçantë për Ballkanin. Përveç një vazhdimësie të politikave të Bashkimit Sovjetik, çfarë tjetër fshihet pas këtij interesimi? Si do të ndikohen dinamikat gjeostrategjike në Ballkan dhe përtej nga kjo vëmendje e Moskës ndaj rajonit? Qendra e NATO- s për Komunikim Strategjik zhvilloi një diskutim mbi këtë temë.

Megjithëse flitet shumë për ndikimin rus në Ballkan, ky ndikim mbetet shumë më abstrakt krahasuar me lidhjet që ka rajoni me strukturat euro-atlantike, thotë Profesor Dimitar Bechev:

“Ballkani Perëndimor, vendet që përfshiheshin në ish Jugosllavi, pritet që të përfshihen një ditë në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa Rusia nuk ka një strategji të ngjashme për këto vende. Edhe në ëndrrat më fantastike të nacionalistëve rusë, Serbia e vende të tjera ballkanike nuk do të bëhen ndonjëherë pjesë e një pakti ekonomik apo organizate, ku Rusia t’i mbështesë financiarisht apo të luajë një rol të krahasueshëm me atë të strukturave perëndimore”.

Vëmendja e Kremlinit ndaj Ballkanit ka si qëllim përfundimtar Perëndimin dhe interesin e Moskës që të pengojë dhe devijojë planet afatgjata të aleancave perëndimore, thotë Profesor Bechev.

“Strategjia e Rusisë ndaj Ballkanit është në funksion të marrëdhënieve ruse me Perëndimin. Kur këto marrëdhënie ecin mirë për arsye pragmatike, Rusia nuk u bie shumë ndesh politikave të Perëndimit. Kur ndezen përplasjet, Rusia ka tendencë ta shohë Ballkanin si thembra e Akilit për Aleancën Perëndimore, një rajon ku ajo mund të ushtrojë influencën e saj dhe në mënyrë të tërthortë t’ia vështirësojë punët NATO- s dhe Bashkimit Evropian,” thotë Prof. Bechev.

Studiuesi Bechev thekson se megjithëse zhvillimet në Ballkan nuk janë pikësymini primar i politikës së jashtme ruse, manovrat e Moskës kanë pasoja konkrete në politikën ballkanike, sidomos kur aktorët lokalë përpiqen ta përdorin mbështetjen e Moskës për të demonstruar forcë.

Udhëheqësit politikë në Beograd dhe politikanët serbë në Republikën Serbe të Bosnjës i shfrytëzojnë rregullisht lidhjet me Moskën për të forcuar pozitat e tyre.

Moska e ushtron influencën e saj duke u ofruar vendeve ballkanike pajisje e teknologji ushtarake, por edhe përmes një fushate intensive informative, si përmes agjencisë shtetërore e lajmeve Sputnik, që operon në Ballkan:

Milan Jovanović është studiues pranë Këshillit të Atlantikut në Mal të Zi. Organizata e tij ka studiuar influencën e Kremlinit në opinionin publik në territorin e ish-Jugosllavisë:

“Këto fushata dizinformimi, këto grupe mediatike që përhapin fushata të tilla nuk synojnë thjesht që të përhapin një teori të caktuar. Ato synojnë gjithashtu që të minojnë besimin e popullatës tek media e mirëfilltë dhe tek sistemi demokratik,” thotë Jovanović.

Një tjetër problem, thotë Jovanović është fakti që këto fushata dizinformimi gjejnë jehonë edhe në transmetimet e mediave lokale në disa vende ballkanike. Kjo ndodh në vende ku media u shërben synimeve të klasës politike në këto vende. Në vende ku klasa politike në pushtet përfiton nga mbështetja ruse, media dominuese i bën jehonë propagandës ruse, thotë ai:

“Zbuluam një lidhje të qartë mes synimeve të politikës së jashtme të një vendi dhe reagimit të medias dominante në këtë vend. Kjo shihet në Serbi, në Republikën Serbe të Bosnjes. Por nëse analizon vende pro-perëndimore si Mali i Zi, Bosnja apo Shqipëria, sheh dallim të madh në reagimin apo përcjelljen e propagandës ruse”.

Nuk ka një metodë të thjeshtë për t’i prerë rrugën influencës ruse, thonë ekspertët. Ata rekomandojnë një vëmendje më të madhe ndaj edukimit të popullatës për mendim kritik. Një rëndësi të veçantë, shtojnë ata, ka angazhimi i pandryshuar i organizmave euroatlantike ndaj Ballkanit Perëndimor si garancia më e mirë që këto vende të ruajnë kursin drejt Perëndimit. /VOA

Të këshilluara

Europa e etur për t'u kthyer në normalitet

Shumë vende europiane fillojnë nga e hëna me lirimin e mëtejshëm të masave kufizuese të marrë në përpjekje për të kufizuar pandeminë. Ashtu si edhe u vunë masat...

21:00

Rikthim rastesh me Covid, çfarë po bën Kina

Zyrtarët kinezë njoftuan një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në disa provinca. Nisur nga ky fakt autoritetet shëndetësore i kanë kërkuar popullatës të për...

16:10

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46