Flash

BSH zbulon atë që nuk pranon qeveria: Pandemia po godet më rëndë bujqësinë

Lapsi.al 15 May 2020
BSH zbulon atë që nuk pranon qeveria: Pandemia po godet më

Banka e Shqipërisë analizoi se, Covid-19 pritet të ketë një ndikim negativ në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë. Megjithatë, goditja do të jetë më e përqendruar në sektorët prodhues të orientuar drejt eksportit dhe në bizneset e sektorit të shërbimeve që preken direkt nga masat e distancimit social.

Duke supozuar një rënie me 10 % të kërkesës të njëkohshme dhe të njëtrajtshme, të gjithë komponentët e kërkesës: konsumin familjar, investimet dhe eksportet efekti rezultat i këtyre tre goditjeve është një rënie me 13.5% e importeve dhe një rënie me 6.9% e PBB-së.

Në të njëjtën kohë, punësimi do të pakësohej me rreth 8.3%, ndërsa shkalla e papunësisë do të rritej me 7.4 pikë përqindje, përllogarit Banka e Shqipërisë.

Në këtë situatë hipotetike, ndikimi më i madh vjen nga rënia e konsumit privat, i pasuar nga eksportet dhe investimet.

Sipas vlerësimeve, ndikimi më i lartë në terma të PBB-së lidhet me rënien e prodhimit në sektorin e “Bujqësisë”, pasuar nga “Ndërtimi” dhe “Tregtia e transporti”.

Ndikimi i grupit “Shërbime të tjera” është i lartë për shkak të përfshirjes së disa sektorëve. Renditja e sektorëve është pothuaj e njëjtë edhe në rastin e impaktit në punësim dhe në normë papunësi.

Në zbatim të masave të ndërmarra nga qeveria për të kufizuar përhapjen e Covid–19, në muajin mars 2020 u mbyllën një pjesë e bizneseve sektorin e shërbimeve, të lidhura kryesisht me tregtinë me pakicë të artikujve joushqimorë, baret, restorantet, qendrat tregtare, artin, argëtimin dhe kujdesin personal.

Po ashtu, me gjithë mbështetjen e qeverisë nëpërmjet dy paketave financiare, lehtësimin e politikës monetare dhe masave të tjera të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet konsumatore, e veçanërisht ato me natyrë diskrecionare, dhe investimet pritet të pakësohen.

Ky ndikim do të pasqyrojë një goditje të dyfishtë: në kahun e ofertës, kufizimi i aktiviteteve prodhuese dhe të shërbimit do të shoqërohet me rënie të kategorive të caktuara të mallrave dhe shërbimeve të disponueshme në treg; në kahun e kërkesës, tkurrja e shpenzimeve konsumatore, e investimeve private dhe publike, dhe e kërkesës së huaj, do të ndikojnë në një rënie të përgjithshme të prodhimit në të gjithë sektorët e ekonomisë./Monitor/

foto galeri

Të këshilluara

Basha shkon te Teatri Kombëtar (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike shkopn pranë Teatrit Kombëtar ku do të qëndrojë gjatë gjithë natës. Kreu i opozitës do të jetë në mbështetje të artistëve që k...

22:36

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI