Flash

Skandali/Rama apeloi milionerët për shitjen e jahteve, tani voton heqjen eTVSH, për importin e tyre

Lapsi.al 14 May 2020
Skandali/Rama apeloi milionerët për shitjen e jahteve, tani voton

Në fillim u duk si një shaka, por vërtet Parlamenti miratoi sot me 82 vota ligjin që përjashton nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar milionerët shqiptarë që do të shpenzojnë para për të blerë jahte.

Kur ky lajm u denoncua në media pak ditë më patë nga ish deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjithkush e mori si një gafë. Si një projektligj të futur gabimisht dhe të përgatitur që nga koha e 'artë" kur Rama shpërndante dhurata për oligarkët. Hipoteza se ishte një gabim përforcohej edhe nga vetë deklaratat e kryeministrit i cili në Open tek Eni Vasili, përdori një zhargon që do ta kishin zili edhe radikalët më ekstremë të së majtës: “Shisni jahtet dhe vilat dhe paguani puntorët” iu drejtua ai me një gjuhë të ashpër biznesmenëve më të mëdhenj të vendit.

[video width="320" height="174" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/bandicam-2020-04-10-09-57-29-914-1.mp4"][/video]

[video width="320" height="174" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/bandicam-2020-04-10-09-52-07-215-1.mp4"][/video]

Por, në realitet ndodh ndryshe. Shakaja rezultoi e vërtetë. Menjëherë sapo lajmi u publikua në media ministri Klosi doli në Real Story dhe e mbrojti atë. Ai tha se kjo po bëhej që trurizmi shqiptar të tërhiqte edhe investimet e luksit duke i joshur ata me uljen e taksave. Këtë ide e mbrojtën me kronika edhe disa televizione të mëdhenj, që me sa duket kishin interesin e tyre në këtë biznes.

Ndërsa sot gjithçka u bë realitet. Parlamenti edhe me zellin e tepruar te opozites se re miratoi propozimin e Ramës për heqjen e TVSH për jahtet, ndërkohë që ajo nuk është pranuar të hiqet për bizneset në vështirësi. Deputetja Tabaku që e denoncoi e para këtë "shaka": tha: "Në një kohë kur bizneset ndjejnë shtrëngimin e darës së krizës qeveria vazhdon të mendojë për të njëjtët njerëz. I vendosur në drejtimin dhe frymëzuar nga klubi i ortakëve Oligarkë me të cilët ndan çdo pasuri publike dhe private, Rama do ta kalojë këtë projektligj në atë që quhet parlament por që është një noter.

https://lapsi.al/2020/04/10/analiza-rama-kthen-pllaken-me-te-pasurit-shisni-vilat-dhe-jahtet-paguani-punetoret/?preview_id=507432&preview_nonce=615954d0ed&post_format=standard&_thumbnail_id=507437&preview=true

Për çdo fillim viti nga 2014 e këndej shqiptarët kanë paguar taksat e rritura disa fish. Bizneset kanë paguar tarifa ekstra, punëtorët kanë marrë më pak të ardhura në xhepat e tyre. Në shtatë vjet qeveria i ka harxhuar taksat në sheshe të vdekura dhe në PPP, sot kur shqiptarët presin ndihmën e qeverisë ajo vendos t’i lehtësojë jetën 12 oligarkëve duke varfëruar më tej 3 milionë shqiptarë".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI