Flash

Lirohet pas 6 muajsh Zogu i Tiranës

Lapsi.al 14 May 2020
Lirohet pas 6 muajsh Zogu i Tiranës

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu i Tironës, është liruar nga burgu!

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Dosja.al shkruan se Zogu është liruar nga qelia e paraburgimit prej ditës së djeshme, që pas arrestimit më 24 nëntor 2019, nën akuzat e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

Nikaj u arrestua pas përgjimeve që treguan se ishte pjesë e një grupi që sipas prokurorisë kryente prostitucion kundrejt pagesës.

Përgjimet e publikuara në media kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të njohur nga bota e showbizzit, punonjës policie etj.

Pak kohë më parë, Hermesi tregoi se jeta e tij u shkatërrua brenda një nate, ndonëse është i pafajshëm.

“Mua më vjen keq, se unë isha njeri i medias dhe në lajme çfarë nuk u tha për mua, po askush nuk erdhi të më pyesë këtu personalisht. Nuk e di sepse jam ende nën hetim. Unë kërkoj një masë më të butë, siç është arrest shtëpie apo paraqitje me detyrim. S’kam pasur asnjë precedent penal të mëparshëm, jam me arsim të lartë dhe kjo situatë më ka bërë ta vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume”, shprehej Zogu një muaj pas arrestimit.I

Të këshilluara

Melissa Etheridge humb djalin nga mbidoza

Melissa Etheridge, këngëtarja shumë e famshme amerikane ka humbur djalin e saj Beckett Cypher, në moshën 21-vjeçare si pasojë e varësisë nga opioids. Opioid mu...

13:00

Ledri Vula publikon albumin e ri

Ledri Vula, ka publikuar albumin e tij më të ri në “Youtube”. Ai shprehet se do kishte dashur që këtë album ta prezantonte nëpër koncerte, por situata ishte e t...

11:59

Kevin Hart, sërish baba

Kevin Hart dhe bashkëshortja e tij Eniko janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë dhe gjinia ishte një surprizë për njërin prej tyre. Çifti ndau lajmin e ty...

11:29

9 filma për të gjithë romantikët

Të paktën një ditë në javë, trajtojeni veten me një gotë verë dhe një film të mirë. Më poshtë ju kemi renditur disa nga filmat, që bekojnë zemrën tonë r...

21:14

Libri biografik për Meghan dhe Harry-n

Meghan Markle dëshiron që biografia mbi jetën e saj dhe të princit Harry të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ajo beson fort se libri do të vendos...

18:03

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI