Flash

Teatri i shumicës së rrëmbyer

Lapsi.al 14 May 2020
Teatri i shumicës së rrëmbyer

Edi Rama i është kthyer sërish një argumenti që e përdorte rëndom gjatë mandatit të parë të 1 milionë shuplakave, atij se në fund, në demokraci, vendos shumica. 

Duke folur për shembjen e Teatrit Kombëtar, ai ka përdorur vetëm këtë alibi për të bërë realitet ëndrrën e tij të vjetër.

Eshte thënë disa herë se koncepti i shumicës hegjemone nuk është domosdoshmërisht demokratik, se në një sistem si ky yni, mazhoranca që del nga zgjedhjet, nuk ka të drejtë mbi gjithçka dhe nuk mund t'i mbivendoset shtetit ligjor. 

Kështu përshembull, në emër të një shumice, nuk mund të përligjet fakti që toka e teatrit, njëherë i rrëmbëhet bashkisë me ligj special për t'iu dhënë privatit, pastaj kur ndryshon plani, ajo i kalohet sërish me VKM, lali Erit; në emër të saj, nuk mund të justifikohet as ndryshimi i alibisë fillestare se, shteti nuk ka para prandaj do të zgjedhë formën e PPP, në piruetën mashtruese: lekët do t'i marrim me kredi; në emër të saj është i papranueshëm mashtrimi se kullat do të ngrihen për të mundësuar teatrin, i cili u ndryshua në lartësimin e tyre pavarësisht teatrit.

Këto gënjeshtra dhe përdorimi i ligjit si plastelinë në duar fëmijësh, nuk kanë asnjë lidhje me mandatin që populli i jep një qeverie katër vjeçare. Ato përbëjnë thjeshtë justifikime për të grabitur në emër të tij. 

Zgjedhjet nuk janë as e vetmja kollonë dhe as e vetmja garanci për demokracinë. Më mirë se kushdo këtë gjë e vërtetojnë sot regjimi iliberal i Viktor Orbanit, ai islamo-konservator i Erdoganit, apo ai plutarkik i Putinit. Të tre këta shembuj demonstrojnë në mënyra të ndryshme se edhe qeveri të zgjedhura me votë, pranohen sot botërisht si antidemokratike.

Por, ky debat politologësh, mbi ploftuqishmërinë apo kufizimet e shumicave që burojnë prej votës, i cili kishte sens gjatë mandatit të parë të Rilindjes, është krejt pa kuptim në katërvjeçarin e dytë të saj. 

Tani problemi nuk është më teorik, por konkret. Sepse, tani, në pyetje nuk është koncepti se sa legjitime është që kjo mazhorancë të ndërmarrë akte ekstreme pa u konsultuar me kërkënd, por fakti se sa e tillë është vetë ajo.

Pas daljes së përgjimëve të Bild për vjedhjen e zgjedhjeve të 2017, të cilat Rama nuk pati as burrërinë t'i hedhë poshtë në rrugë gjyqësore dhe sidomos pas votimeve një partiake të qershorit të kaluar, ky pushtet duhej të ishte shumë më i përunjur dhe aspak arrogant në përmendjen e "të drejtave" që i burojnë nga vota. I vetmi argument që ai duhej të rezervohej për ta përdorur ishte ai i legjitimitetit për t'u sjellë si t'i teket.

Në fakt po ndodh e kundërta. 

Si në rastin e Teatrit, po ashtu dhe në atë të koncesioneve dhe PPP të tjera, Rama po dëshmon se legjitimiteti po shkon në përpjestim të zhdrejtë me vendimmarrjen, sa më shumë tkurret i pari, aq më e madhe bëhet e dyta. 

Prandaj kryeministri rezulton jo bindës dhe krejtësisht fallco kur flet me siguri në emër të një shumice që të gjithë ia kanë vënë në dyshim. Dhe kjo nuk ka të bëjë thjeshtë me të qenit mashtrues. Sepse gënjeshtra dhe propaganda kanë kuptim kur ato kanë një fije besueshmërie. 

Jo, kjo është më e thellë dhe më e rëndë sesa kaq. Kjo i ngjan më tepër sindromës së një fund pushteti, kur lodhja dhe ezaurimi nga ushtrimi i tij, të dërrmojnë aq shumë, sa të zhveshin edhe nga ambicia për të qenë bindës. Ndryshe nuk ka si shpjegohet se i vetmi argument që Rama zgjodhi të përdorë në fushën e një beteje publike, që zgjat prej tre vjetësh, ishte ai numerik. Ndryshe, nuk ka si justifikohet që vendosi të mbështetet tek dy atu që nuk i ka: Ai nuk mund të bënte çfarë të donte edhe sikur pushteti i tij të rridhte nga zgjedhje legjitime, e jo më të tentojë tani kur këtë legjitimitet e ka të cunguar.

Edi Rama e ka humbur privilegjin për të luajtur të fortin që ka me vete shumicën. E nëse sillet kështu, kjo është shenja e qartë që ai e ndjen se ky është mandati i vet i fundit. Sepse vetëm dikush që nuk mendon më për të nesërmen, mund të tentojë t'i shesë publikut diçka që s'e beson as vetë. Vetëm një rast i tillë, i pashpresë, mund të ngjitet në skenë për të aktruar një rol që nuk ia kanë dhënë. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Si do të dalim nga kjo krizë?

E vërtetë, nga karantina ku ndodhemi, jeta që kemi lënë, me ato zakonet e përditshme, baret ku pinim kafen e mëngjesit me miqtë, daljet për ndonjë drekë jashtë ...

22:46

Tito edhe diktatori ynë

Më 4 maj, u bënë dyzet vjet nga vdekja e Josip Broz Titos, Presidentit të Jugosllavisë socialiste, të cilës i priu me grusht të hekurt për tridhjetepesë vite. E...

11:17

Çorientimi i opozitarizmit, Basha apo Meta?

Vërshimi i kritikave ndaj presidentit Meta, herë të shoqëruara me dyshime dhe herë me zemëratë është një shenjë që tregon se populli opozitar është sot më i çor...

13:19

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI