Flash

Agon Amiga flet për përçarjen mes grupit Babastars

Lapsi.al 14 May 2020
Agon Amiga flet për përçarjen mes grupit Babastars

Prej gati dy vitesh Getoar Selimi dhe Majk nuk flasin me ish anëtarin e Babastars, Agon Amiga.

Ai u largua dhe grupi dhe asokohe nxorri këngë “Oh bir” që mendohet se ishte diss për ta. Gjithashtu edhe postimet në InstaStory nuk munguan.

Asnjë nga Babastars nuk ka reaguar dhe nuk ka folur për krizën mes tyre, por mesa duket Agon Amiga e ka thyer akullin.

Në një intervistë me Evi Reçin, Agon Amiga ka folur herë të parë për arsyet e largimit nga grupi Babastars.

Ai është shprehur se tashmë nuk ka më asnjë komunikim me anëtarët e grupit dhe se ajo që ka mbetur nga Babastars është shumë larg suksesit të dikurshëm.

“Të them të drejtën nuk kam folur. E kam ndërprerë aty ku e kam ndërprerë. Gjithçka është e kohës. ‘Babastars’ ka qenë një ndër label-at më të mirë të kohës”, është shprehur reperi i njohur.

Agoni dhe Geti njihen për grupin e tyre shumë të suksesshëm, Tingulli 3nt, ndërsa janë edhe ndër themeluesit e labelit Babastars.

Ky largim i reperit asokohe erdhi pas atij të Skivit, të cilët vendosën të vazhdojnë karrierën e tyre solo.

Nga grupi i famshëm kanë ngelur vetëm Majk, Onat dhe Getoar Selimi, si veteranët e Babastars.

Agon Amiga momentalisht jeton në Gjermani dhe shumicën e projekteve muzikore po i punon nga atje.

Të këshilluara

Publikohet albumi i Ledri Vulës në Youtube

Ledri Vula, ka publikuar albumin e tij më të ri në “Youtube”. Ai shprehet se do kishte dashur që këtë album ta prezantonte nëpër koncerte, por situata ishte e t...

18:35

Artistët që vuanin nga sëmundjet mendore

Piktori Vincent Van Gogh është shumë i njohur për veprat e tij si edhe për një aspekt të veçantë të jetës së tij personale. Historia e prerjes së veshit pas një...

16:23

Dua Lipa thyen rregullat, probleme me shtetin

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid i kanë thyer rregullat e vetizolimit, pasi ata të dy kanë vizituar shtëpinë e prindërve të saj edhe pse ishin të izolua...

15:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI