Flash

Shemben 2 kate të hotelit me 5 yje pasi pengon pamjen e Akropolit

Lapsi.al 13 May 2020
Shemben 2 kate të hotelit me 5 yje pasi pengon pamjen e Akropolit

Autoritetet greke kanë urdhëruar shembjen e dy kateve të një hoteli me 5 yje, pasi pengon pamjen e Akropolit. Pas një viti protestë dhe peticionesh në organet kompetente, pronari i hotelit është urdhëruar të shembë dy katet e fundit, me qëllim që banorët të kenë mundësi të shijojnë pamjen e qytetit-kështjellë, i vendosur në një ngritje shkëmbore mbi qytetin e Athinës. Siç shkruan ‘The Guardian’, hoteli 10-katësh në pronësi të Coco-Mat, po përballet me vendimin historik, pasi banorët e zemëruar e çuan çështjen në gjykatën më të lartë të vendit.

“Ishte një vendim shumë i guximshëm”, tha kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis

“Akropoli është zemra dhe shpirti ynë, një pjesë thelbësore e trashëgimisë sonë kulturore. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta shijojnë atë”, shtoi kryebashkiaku.

Të këshilluara

Zyrtare/ Ed Sheeran këngëtari më i pasur

Ed Sheeran është emëruar zyrtarisht si këngëtari më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30 vjeç. Këngëtari, 29 vjeç, pati një rritje të pasurisë së t...

10:07

Oscars shtyhen për të paktën 4 muaj

Për herë të parë në 93 vite të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”, ky event do të shtyhet për një afat të pacaktuar. Përfaqësuesit e Akademisë së Filmi...

19:31

Dafina Zeqiri koncert live nga shtëpia

Dafina Zeqiri ka menduar sesi të na i bëjë më pak të mërzitshme karantinën. Për të na i lehtësuar paksa ditët në izolim, këngëtarja e famshme ka sonte një surp...

17:55

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI