Flash

Ellen Degeneres reagon ndaj komenteve negative të stafit

Lapsi.al 13 May 2020
Ellen Degeneres reagon ndaj komenteve negative të stafit

Duket se fansat dhe ndjekësit e Ellen DeGeneres janë duke duke i kushtuar gjithmonë e më shumë rëndësi fjalëve që thonë se ajo nuk është aspak personi i qeshur që shohin në ekran. Edhe pse personat që punojnë në industrinë e showbiz-it e kanë ditur për personalitetin e vërtetë të komedianes, kjo është një gjë e re për personat që e ndjekin prej vitesh në televizion.

Gjithçka nisi në tetor, kur Ellen mbrojti miqësinë e saj me ish-presidentin e SHBA George.W.Bush. Le të themi që ky i fundit ka pikëpamje komplet të ndryshme nga vetë moderatorja, kur vjen puna tek të drejtat e komunitetit LGBT. Më pas vazhdoi me faktin që i dha një kohë të vështirë në transmetim aktores Dakota Johnson, e cila nuk e kishte ftuar ne festën e datëlindjes. Po ashtu edhe kur ish-truproja e quajti si njeri të keq. Ndërkohë punonjësit e saj kanë qenë të stresuar dhe të mërzitur për shkak se janë trajtuar keq dhe janë lënë pa paga gjatë kohës që nuk kanë punuar për shkak të Covid-19. Edhe blogerja e njohur, Nikkie Nikkie, e quajti eksperiencën e saj në emisionin e Ellen si “Teletubbies after dark”. Pra krejtësisht ndryshe nga ç’duket. Tani që të gjithë po mësojnë për anën e errët të Ellen, ajo vetë raportohet se është lodhur me këto komente. Burime pranë saj për “Us Weekly” thanë se komediania mendon që këto janë thjesht fjalë nga persona që e urrejnë. Edhe pse nuk është diçka që po harrohet, madje rrëfimet e tilla sa vijnë e shtohen.

Ellen deri më tani nuk i ka mohuar këto akuza dhe nuk është ndjerë keq për asnjë veprim, që mund të ketë bërë këto persona të flasin kundër saj. Burime të tjera thonë se ajo nuk beson që këto komente do të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit ndihen për të, sepse ka qenë për shumë vite në televizion. Përgjigja e saj mesa duket do të jetë fakti që publiku do vazhdojë ta shohë çdo ditë të qeshur në emision.

Të këshilluara

Libri biografik për Meghan dhe Harry-n

Meghan Markle dëshiron që biografia mbi jetën e saj dhe të princit Harry të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ajo beson fort se libri do të vendos...

18:03

Friends-at rikthehen këtë verë

Ribashkimi special i tyre ishte planifikuar të transmetohej më 27 maj, por data e xhirimit u shty për shkak të COVID-19, shkruan DailyMail. Dhe tani WarnerMedia...

17:35

Dua Lipa sjell bashkëpunimin me Miley Cyrus

Në albumin e dytë, “Future Nostalgia”, Dua Lipa kishte në plan që të përfshinte edhe një këngë në bashkëpunim me Miley Cyrus, mirëpo projekti i përbashkët nuk u...

14:32

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI