Flash

Kjo është letra e princeshë Dianës pasi takoi Nënë Terezën

Lapsi.al 12 May 2020
Kjo është letra e princeshë Dianës pasi takoi Nënë

Në kohën që të dyja ishin në jetë, mediat shkruanin shpesh për raportin miqësor mes princeshës Diana të Anglisë dhe Nënë Terezës.

Së fundmi një ish-shërbëtor i princeshës së ndjerë, ka publikuar një letër të rrallë që Diana kishte shkruar, pas vizitës që kishte bërë në shtëpinë e Nënë Terezës.

60-vjeçari Paul Burrell, nga Cheshire, publikoi në Instagram fotografinë e letrës, e shkruar pas vizitës në shtëpinë e shenjtores në Kalkutë, në vitin 1992.

Në letër, Diana tregon gëzimin dhe ndjesinë e fortë shpirtërore që kishte përjetuar gjatë takimit me shenjtoren shqiptare. Ajo shkruante se kishte vite që e priste një takim të tillë.

Burrell thotë se princesha kishte tentuar disa herë që ta takonte Nënë Terezën, edhe gjatë një udhëtimi në Indi, por pa rezultat.

Sipas tij, princesha Diana ishte shumë e afërt me Nënë Terezën dhe kjo gjë u provua edhe më vonë nga takimet që pati princesha e ndjerë me shenjtoren, lidhur me çështje sensitive humanitare.

Të këshilluara

Filmat që janë projektuar për 2020-tën

Industria e filmit po kalon drejtpërdrejt me histori të reja në ekskluzivitetet tona më të preferuara të së kaluarës. Do të kujtojmë me nostalgji kryeveprat ...

22:05

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI