Arilena Ara publikoi videoklipin zyrtar të këngës “Fall from the sky”, e cila do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision 2020, ky i fundit i anuluar për shkak të pandemisë. Videoklipi është ndërtuar i gjithi në tonet e ngjyrës së bardhë dhe nis me Arilenën që këndon në prani të një pianoje e veshur me pantallona, çorape të gjata dhe xhaketë të bardhë.