Flash

Zbulohet si qëndron e vërteta e lidhjes së Kendall Jenner me ish të dashurin e Jordyn Woods

Lapsi.al 11 May 2020
Zbulohet si qëndron e vërteta e lidhjes së Kendall Jenner me ish

Para pak kohësh rrjeti u çmend kur pa Kendall Jenner dhe basketbollistin e njohur Devin Booker teksa udhëtonin bashkë. Dëshmitarët sipas “TMZ” u shprehën se ata dukeshin si çift bashkë.

Ajo çfarë shkaktoi më shumë zhurmë në këtë histori ishte fakti që basketbollisti më herët ka qenë i lidhur me ish-shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. (Lexo këtu)

Por “Entertainment Tonight”, mesa duket i ka vënë pikat mbi “i” dhe ka zbuluar gjithçka nga raporti i tyre dhe nuk është aspak ashtu siç mendonim ne.

Burime të afërta me lojtarin 23-vjeçar të NBA-së kanë mohuar se një romancë e mundshme mes basketbollistit dhe modeles së njohur ekziston, duke thënë se dyshja “nuk janë duke u takuar” e as nuk janë “në lidhje”.

Burimi ka shtuar se Devin Booker dhe Kendall Jenner nuk kanë flirtuar kurrë me njëri-tjetrin, por ata kanë një rreth shoqëror të përbashkët, prandaj dhe janëparë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Basketbollisti më parë ka qenë në lidhje me shoqen e ngushtë të Kylie, Jordyn Woods, e cila u përjashtua nga rrethi Kardashian-Jenner pasi ishte parë në një klub nate duke u puthur me, Tristan Thompson, babain e fëmijës së Khloe Kardashian.

Të këshilluara

Gjobiten producentët e Deadpool 2

Producentët e filmit “Deadpool 2” u janë dënuar me 289.562 dollarë për mos sigurimin e një vendi pune për aktoren Joi Harris, e cila vdiq në një përplasje me mo...

18:29

Dua Lipa vjen në bashkëpunim me YSL (Foto)

Dua Lipa është në bashkëpunim të ngushtë me markën botërore ‘Saint Laurent’. Këngëtarja shqiptare e cila është bërë imazhi i kësaj firme muaj më parë, së fu...

18:11

Kënga e Mozzik, pjesë e serialit britanik

Një nga serialet më të ndjekur të momentit, jo vetëm në Britani por kudo, është “Gangs of London”. Që pas premierës pak javë më parë, si kritika, ashtu dhe publ...

17:36

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI